COVID-19/ Remitancat pritet të bien me 100 miliardë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çfarë pritet të ndodhë me ekonominë botërore gjatë dha pas krizës së korovavirusit. Humbjet dhe pasojat që mund të zgjasin disa vite

Remitancat në të gjithë botën, pritet të bien me më shumë se 100 miliardë dollarë këtë vit, duke varfëruar një burim jetik të financimit për kombet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ndërkohë që sipas Bankës Botërore, ato po përballen me kaosin ekonomik të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Në një raport të botuar të mërkurën nga banka, thuhet se ndikimi i shkaktuar nga izolimi, që ka sjellë mbylljen e ekonomive në të gjithë globin dhe humbjen e shumë vendeve të punës, do të shkaktojnë një rënie prej rreth 20 për qind të flukseve të dërgesave në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në krahasim me vitin e kaluar, nga një rekord prej 554 miliardë dollarësh, në 445 miliardë dollarë. Kjo do të ishte rënia më e madhe në historinë e kohëve të fundit, nga kjo rënie më të prekshme janë shtetet e varfra si Somalia, Haiti dhe Sudani i Jugut, kombet e vogla ishullore si Tonga, me remitancat që llogariten më shumë se një e treta e produktit të brendshëm bruto për këto shtete. Edhe vende më të mëdha si India, Pakistani, Egjipti, Nigeria dhe Filipinet, do të preken gjithashtu, pasi remitancat janë bërë një burim vendimtar i financimit të jashtëm për ta. Dilip Ratha, ekonomisti kryesor i Bankës Botërore për emigracionin dhe remitancat, tha për “Financial Times”, thotë se rënia e remitancave do të ishte një “tronditje e madhe financiare” për vendet që varen nga dërgesat.“Nëse ne po presim një rënie prej 20 për qind, kjo do të jetë një tronditje e madhe, që do të sjellë shumë vështirësi për vendet, në termat e menaxhimit makroekonomik dhe vështirësive në  bilancin e pagesave,” – tha Ratha. “Por më e rëndësishme është drama njerëzore. . . Numri i njerëzve që do të preken, si për emigrantët në vendet pritëse ashtu edhe për familjet që kthehen në shtëpi, do të jetë e vështirë”- thotë ai. Vitin e kaluar, për herë të parë remitancat i tejkaluan investimet e huaja direkte, duke u bërë burimi më i madh i hyrjeve të kapitalit në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Ato përbënin rreth 8.9 përqind të PBB-së në vendet më të varfra në vitin 2019. Banka Botërore vlerëson se në vitin 2019 kishte 272 milionë emigrantë në mbarë botën, përfshirë 26 milionë refugjatë, dhe më shumë se 700 milionë emigrantë të brendshëm në të gjithë botën, që ofronin mbështetje financiare për të afërmit diku tjetër. Por, punëtorët e huaj shpesh janë të parët që humbasin punën e tyre në kohë krize. Ndërkohë që lëvizja globale e emigrantëve ka qenë e bllokuar, shumë prej tyre janë harruar , duke mos pasur mundësi as të punojnë, dhe as të kthehen në vendet e tyre të lindjes. Disa qeveri kanë prezantuar masa për të mbështetur biznesin, dhe garantuar atë që të vazhdojë të paguajë punëtorët. Por Banka Botërore thotë se deri më tani, politikat e qeveritare që  përgjigjen ndaj krizës së Covid-19 kanë përjashtuar kryesisht emigrantët dhe familjet e tyre gjetkë. Ka pasur gjithashtu pretendime se disa shtete të Gjirit Arabik, përfshirë Arabinë Saudite dhe Katarin, kanë dëbuar emigrantë gjatë krizës. Zyrtarët sauditë, kanë mohuar akuzat se kenë riatdhesuar punëtorët me forcë, duke deklaruar se Riadi ështe duke bashkëpunuar me qeveritë përkatëse nëse emigrantët duan të kthehen.

Lexo edhe :  Rusia gati të sulmojë NATO-n, Medvedev: Finlanda dhe Suedia janë targeti jonë

Autoritetet e kryeqytetit të Katarit, Doha, thanë se emigrantët që u dëbuan ishin të përfshirë në “aktivitete të paligjshme”, duke këmbëngulur se po respektohen standardet ndërkombëtare në trajtimin ndaj punëtorëve. Izolimi e ka bërë më të vështirë për emigrantët të dërgojnë para në familjet e tyre pasi zyrat e transferimit të parave janë detyruar të mbyllen; disa emigrantë që janë edhe më të varfër nuk kanë llogari bankare, dhe nuk janë në gjendje të kryejnë transferime online të parave. Zoti Ratha tha që ofruesit e shërbimeve të dërgesave, duhet të konsiderohen shërbime thelbësore gjatë pandemisë koronavirus. Banka paralajmëroi që për punëtorët emigrantë, kriza ekonomike e shkaktuar nga shpërthimi i pandemisë mund të jetë “e gjatë, e thellë dhe shumë e përhapur”. “Emigrantët do të humbasin vendet e punës në një mënyrë gjithnjë e më disproporcionale. Kur ekonomia të rimëkëmbet, emigrantët ata do të përpiqen të rikthehen, pasi ata janë më fleksibël me kushtet e punësimit. Por do të ketë kufizime të shkaktuara nga politika për punësimin e njerëzve për një kohë të gjatë. Kështu që do të duhet ca kohë që punësimi i emigrantëve të marrë veten nga kjo goditje”- tha Ratha. Remitancat në Evropë dhe Azinë qendrore, pritet që të bien edhe më shumë, duke rënë me rreth 28 për qind këtë vit për shkak të efekteve ekonomike të Covid-19, dhe rënies së çmimeve të naftës të cilat do të godasin Rusinë dhe do të bëjnë që të dobësohet rubla. Flukset e dërgesave në Afrikën Sub-Sahariane parashikohen të bien me 23.1 për qind. Rënia e çmimit të naftës, do të godasë gjithashtu remitancat në shtetet e Gjirit Arabik, të tilla si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi qeveritë pritet të zvogëlojnë shpenzimet shtetërore, nxitësit kryesor të veprimtarisë ekonomike, duke anuluar gjysmën e projekteve. Gjiri Arabik, është një nga eksportuesit më të mëdhenj të dërgesave, pasi punëtorët e huaj mbizotërojnë punësimin e sektorit privat. Megjithë rënien e tyre të parashikuar, dërgesat e emigracionit do të bëhen një burim edhe më kritik i financimit të jashtëm për vendet këtë vit, pasi investimet e huaja direkte pritet të zhyten me më shumë se 35 për qind, dhe flukset e portofolit në kapitalin e vendeve të ulëta me të ardhura të mesme dhe tregjet e borxheve, janë parashikuar që të bien me rreth 80 për qind, tha Banka Botërore.  Ajo parashikoi një rikuperim të vogël të dërgesave në vitin 2021, me një prurje të ulët në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke u rritur me 5.6 përqind në vlerën 470 miliardë dollarë. Por paralajmëroi se “rreziqet e prapambetjes afatmesme, do të dominojnë perspektivën e dërgesave për vitin 2021”.

Përgatiti: Silvana Tresa

Të fundit

Rama takime në Burrel: Dibra do jetë metropol! Fjala ‘çyryk’ ka mërzitur ca burra

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi sot (2 maj) takimet elektorale, duke u zhvendosur në qarkun e Dibrës,...

Tërmeti i fuqishëm godet Argjentinën, paralajmërim për cunam

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter, goditi zonën detare rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del...

Gjermania e shpall AfD-në grup ekstremist të krahut të djathtë

Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani e ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) organizatë ekstremiste të krahut të djathtë. Agjencia, e quajtur Zyra...

“S’do ketë më investitorë strategjikë”, Lapaj takohet me njësitë e biznesit në Vlorë

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në njësitë e biznesit në Vlorë. Lapaj theksoi...

Çfarë ndodhi? SHBA heq dorë, nuk do të jetë ndërmjetëse në bisedimet Ukrainë-Rusi

Shtetet e Bashkuara nuk do të veprojnë më si ndërmjetëse në negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, ka konfirmuar Departamenti i Shtetit, duke...

Lajme të tjera

Web TV