Dha dorëheqjen nga kreu i AAC, Keri: Falënderoj kundërshtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, që dha dje dorëheqjen, Krislen Keri ka reaguar pasi dha dorëheqjen nga detyra.

Ai ka falënderuar Kryeministrin Edi Rama dhe stafin e tij të ngushtë për besimin që i kanë dhënë, ndërsa shton se eksperienca në krye të AAC ishte tepër e mirë e se ka punuar me devotshmëri.

Përmes një postimi në “Facebook”, Keri ka falënderuar edhe kundërshtarët, për të cilët thotë se pa ta s’do ishte vetja.

Postimi i ish kreut të AAC Krisel Keri:

Të nderuar miq, ka qenë një privilegj për mua të drejtoj Autoritetin e Aviacionit Civil për 2 vite. Mirënjohje për besimin Kryeministrit dhe stafit të tij, ku përgjatë këtyre dy viteve më dhanë mundësinë për ta shndërruar AAC në një institucion të standardit të BE.

Ka qenë nje eksperiencë ku janë çertifikuar kompani të reja por edhe rrefuzuar çertifikime kompanish kot e më kot, ku aeroporti jonë i vetëm për herë të parë filloi të operoi siç duhet dhe sipas ligjit, ku kompanitë ajrore kuptuan që shqiptarët nuk mund të lihen rrugëve në mënyrë të papërgjegjshme, ku për herë të parë u futën çmime biletash me kosto të ulët dhe ku për herë të parë vendi i punës së gjithësecilit kishte peshën specifike që jep ligji, autoritet!

Jam i bindur që kolegia Kraja do të bëj një punë të mirë në vijimin e ndjekjes së prioriteteve të qeverisë.

Ndërkohë bashkë dhe për aviacionin civil shqiptar shihemi tek Aviacioni.com, këtu në FB https://m.facebook.com/aviacioni.al/ ?

Ps. Falenderime për bashkëpuntorët dhe më shumë falenderime për kundërshtarët, pa ju s’do të isha ky që jam. Respekte ?/Fjala.al/

Të fundit

Zyrat ligjore ndërkombëtare publikojnë raportin: Veliaj, i ndaluar padrejtësisht nga SPAK

Dy zyrat ligjore Kasowitz LLP me seli në Nju Jork dhe Mishcon de Reya LLP me seli në Londër,...

Hapësira ajrore iraniane rihapet për fluturimet ndërkombëtare

Hapësira ajrore e Iranit është rihapur pjesërisht këtë të martë, pas armëpushimit të arritur me Izraelin, që i dha fund 12 ditëve përshkallëzimi ushtarak. Lajmi...

Urbani përplaset me makinën, bllokohet qarkullimi në Sarandë! Pasagjerët në panik

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin turistik të Sarandës, ku një autobus është përplasur me një automjet. Aksidenti ka bllokuar trafikun në...

Cila është padia që mori Flamur Noka nga punonjësi i burgut?

Flamur Noka do të përballet me gjykatën e posaçme pasi është paditur nga një punonjës I burgut të Peqinit për shpifje dhe ...

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

Çmimet e naftës janë ulur për gati 5 për qind të martën, pasi Izraeli është pajtuar për armëpushim me Iranin, për t’i dhënë fund...

Lajme të tjera

Web TV