Saimir Kodra i prekur nga koronavirusi, e pranoi LIVE

Moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra, ka treguar se ai e ka kaluar koronavirusin. Gjatë emisionit të mbrëmjes së djeshme, Kodra theksoi se ai kishte rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, ndërsa shtoi se e kishte kaluar atë që në muajin janar.

Sipas tij këtë fakt e kishte vërtetuar analiza e tij, por nuk harroi të thoshte se tashmë e ka mposhtur virusin dhe është shëndoshë e mirë.

“Dua t’ju tregoj se kam bërë analizën dhe doli se unë e isha infektuar nga koronavirusi, por e kam kaluar atë, madje që në janar”,- tha Saimir Kodra.

Ndër të tjera moderatori shtoi se ndonëse ishte infektuar ai nuk kishte pasur asnjë simptomë të koronavirusit./Fjala.al/