“Na urdhëruat të largohemi, anuloni tarifat e konvikteve”, studentët peticion Këshillit Bashkiak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studentët i kanë dërguar sot Këshillit Bashkiak të Tiranës një peticion me 332 firma të tyre në lidhje me tarifat e konvikteve.

Drejtoria e Qytetit Studenti kërkojnë nga Këshilli Bashkiak Tiranë që të marrë vendim për anulimin e tarifave të konvikteve.

“Prej datës 9 Mars 2020 ne nuk po shfrytëzojmë, përdorin apo të marrin shërbimet për të cilat kanë paguar tarifat e akomodimi sipas kontratës”,-tha Tea Zeqaj përfaqësuese e studentëve në Qytetin Studenti.

Peticioni në fjalë përfshin shqetësimin e rreth 5400 studentëve të lënë pa asnjë komunikim dhe vendim nga Drejtoria e Qytetit Studenti prej datës 9 Mars 2020, kur ky institucion urdhëroi që studentët të largohen nga konviktet për arsye sigurie.

Studentët janë duke kërkuar nga Këshilli Bashkiak Tiranë të marrë vendim për anulimin e tarifave të konvikteve, pasi prej datës 9 Mars 2020 studentet nuk po shfrytëzojnë, përdorin apo të marrin shërbimet, për të cilat kanë paguar tarifat e akomodimi, sipas kontratës për një vit të plotë.

Bazuar në faktin që, Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1 (Qyteti Studenti) është një SH.A në zotërim të plotë të Bashkisë Tiranë dhe nga vendimi i qeverisë për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë kombëtarë, e cila do të vijojë edhe muajt në vijim dhe bazuar në nenin 19 të ligjit për Vetëqeverisjen Vendore, Qëndresa Qytetare inicioi dhe administroi këtë peticion elektronik i cili gjeti mbështetjen e 332 studentëve që e nënshkruan./Fjala.al/

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV