Polici tentoi të fus lëndë narkotike në burgun e Drenovës, reagon SHKBB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka dalë me një deklaratë publike pas arrestimit të policit të Drenovës, i cili tentoi të fus drogë brenda ambienteve të burgut.

Sipas tyre, Hakil Zeren dyshohej bindëse ndaj dhe është kërkuar një kontroll i imtësishëm ndaj tij. Gjatë kontrollit atij iu gjetën 22 gram kanabis dhe 3.8 gram heroinë.

Pas arrestimit të tij, një kontroll u zhvillua dhe në shtëpinë e tij në Voskopojë ku u gjetën 299.4 gram kanabis, 10 fara kanabis dhe një peshore elektronike.

NJOFTIMI NGA SHKBB

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E DREJTËSISË
SHËRBIMI I KONTROLLIT TË BRENDSHËM NË BURGJE

Data 23.04.2020

Deklaratë për shtyp

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Drenovë”, kryen një operacion të mirëkoordinuar për arrestimin e një punonjësi të kësaj IEVP-je për të cilin ka pasur dyshime bindëse mbi aktivitetin e tij.

Pas të dhënave të grumbulluara, u be vlerësimi konkret dhe organizimi i punës, ku më datë 21.04.2020, gjatë ushtrimit të kontrollit fizik të punonjësve të policisë së burgjeve, shtetasit me iniciale H.Z ju kërkua një kontroll edhe më i imtësishëm.

Gjatë kontrollit, në trupin e tij i janë konstatuar dy qese të vogla ku në brendësi të tyrë është gjetur lëndë narkotike e dyshuar si canabis sativa.

Ndërkohë, në pjesë të trupit i janë konstatuar dy qese të tjera, ku në njërën prej tyre u gjend një sasi lënde narkotike e dyshuar si canabis sativa dhe në tjetrën lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.

Menjëhere pas këtij konstatimi, në bashkepunim edhe me Policinë e Shtetit, punonjësit H.Z ju krye një kontroll banese në fshatin Voskopoje ku edhe atje u gjet një sasi e konsiderueshme lende narkotike e dyshuar si canabis sativa.
Pas peshimit të bërë në ambjentet e Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Korçë” rezultoi se ishin gjithësej rreth 22 (njëzet e dy ) gram lëndë narkotike e dyshuar si canabis sativa dhe rreth 3.8 (tre pikë tetë ) gram lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.

Lexo edhe :  I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Lenda e dyshur canabis sativa e gjetur ne banesen e shtetasit H.Z në fshatin Voskopojë mbas peshimit rezultoi te ishte 299.4 gram.

Ne banesen e tij u gjet edhe një peshore e vogël elektronike me mbetje lëndë të dyshuar si canabis sativa dhe 10 fara të dyshuara si canabis sativa.

Nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, u bë arrestimi në flagrancë për shtetasin H.Z për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, te parashikuar nga neni 283/1 dhe 324/a/2 i Kodit Penal.
Materialet procedurale ju dërguan Prokuorisë së Rrethit Korçë, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, te parashikuar nga neni 283/1 dhe 324/a /2 i Kodit Penal ne ngarkim te shtetasit H.Z.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, siguron se me përgjegjshmëri të plotë po vijon punën më tej për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.

Ju falëminderit

Të fundit

Komentet e turistëve të huaj: Shqipëria e lirë, por benzina…

Nami i mirë në Itali na ka dalë e kurioziteti edhe më i fortë nga turistët e vendit fqinj...

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë të mëdha. I ftuar ditën...

“Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime”

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga...

Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, vijojnë shitjet në tregun e vjetër

Gjatë kësaj të marte një pjesë e tregëtarëve rom në Gjirokastër kanë dalë sërish për të tregëtuar në mjediset e tregut të vjetër, në...

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump për sanksione më...

Lajme të tjera

Web TV