Rudina Hajdari: S’jam e befasuar nga Presidenti, dashuria mes Ramës e Metës shumë e gjatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari deklaroi sot se nuk është aspak e befasuar nga marrëdhënia e re mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat sqaroi se, dashura që Meta dhe Rama kanë mes njëri tjetrit është shumë e gjatë sesa e kanë për popullin duket prej 30 vitesh.

Gjithashtu, Hajdari shpjegoi se edhe dekretimi i ndryshimeve në Kodin Penal, është e qartë se ishte një aferë e pastër.

“Është e qartë se ishte një aferë, u duk pak e nxitur sepse Presidenti ka një nen që në momentin që miratohet një ndryshim, ai ka të drejtë ta dekretojë apo mos dekretojë, ai nuk e priti këtë afat.

Mund ti kishte ardhur dhe më vonë të kishte pritur sugjerimet, kjo ishte befasi, pasi bëri një fushatë të gjatë për zbatimin e Kushtetutës, por në opinionin tim personal nuk është një gjë që më befason, sepse dashuria që kanë mes njëri tjetrit është shumë e gjatë sesa e kanë për popullin duket prej 30 vitesh” tha Hajdari, në një lidhje live me Report TV.

Të fundit

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë...

Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia kërkon ndihmë nga ajri

Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Fushë-Arrëz, por këtë herë në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Flakët po favorizohen nga era e fortë...

Kriminalizimi i gjestit politik është një gabim fatal

Mark Borkowski Ndërkohë që duartrokasim sufraxhetet dhe figura si Peter Tatchell, Britania po humbet të drejtën për të protestuar. Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen: si do...

Asllani huazohet tek Torino, Interi i gjen pasuesin në Francë

Interi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Kristjan Asllanit, i cili sapo është transferuar tek Torino. Klubi zikaltër po synon transferimin e Andy Diouf, mesfushorin...

Video abuzimi seksual me fëmijë, nis gjyqi ndaj ish-ministrit danez

Ish-deputeti dhe ministri Henrik Sass Larsen akuzohet për posedim të skedarëve fotografikë dhe video që përmbajnë materiale abuzimi seksual me fëmijë. Ndaj tij filloi...

Lajme të tjera

Web TV