Ushtruan dhunë të vazhdueshme te familjarët, arrestohen tre persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona janë arrestuar për dhunë në familje nga policia e Mallakastrës, ku njëri prej tyre dhunonte të atin ndërsa tjetri bashkëshorten.

Në pranga ka rënë shtetasi A.M., 33 vjeç, banues në Ballsh. Arrestimi i të cilit u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait tij, shtetasit Y.M, 66 vjeç.

Ndërsa është arrestuar edhe shtetasi me inicialet R.C., 40 vjeç, banues në Mallakastër u bë pasi prej një periudhe rreth 6 mujore ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen O. B.

U arrestua gjithashtu S.GJ., 29 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases N. Gj.

Njoftimi i Policisë:

Ndalohet nga Policia e Mallakastrës një shtetas për veprën penale “Përndjekje” dhe arrestohet në flagrancë një tjetër për veprën penale “Dhunë në familje”.

*Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 33 vjeç, banues në Ballsh. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait tij, shtetasit Y.M, 66 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

*Gjithashtu, nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, u bë ndalimi i shtetasit R.C., 40 vjeç, banues në Mallakastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi prej një periudhe rreth 6 mujore ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen O. B. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekje”.

Lushnje

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, arrestohet në flagrancë nga policia.

Lexo edhe :  Shërbime dentare me preparate të skaduara/ Arrestohen 2 dentistë, procedohen 12 të tjerë

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin S.GJ., 29 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases N. Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”./Fjala.al/

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV