A do bëjmë plazh këtë vit? Rama: Harrojini beach-baret, pub-et sepse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama është shprehur se të gjithë duhet ta ‘harrojnë’ normalitetin e mëparshëm deri sa të dalë vaksina.

“Harrojeni normalitetin që kishim para kësaj, deri kur të dalë vaksina normaliteti s’do jetë më si ai i mëparshmi, futeni në kokë mirë, normaliteti i ri do jetë ndryshe, s’ka më dhënie dore, turru në autobus, restorante e bëj radhë sa të lirohet vendi, s’ka më shko në plazh atje dhe bëj transmetim me valë avujsh djerse e alkooli nëpër pub-e dhe ato beach bar-e, s’ka më nuk ekziston nuk mundet, por s’do rrimë të gjithë brenda do dalim e të bashkëjetojmë me atë rrezik në cdo hap. Mjaftojnë pak për ti bërë gjëmën gjithë popullit e pastaj e shikojnë mirë ata që thonë se kjo është përrallë”.

I pyetur nëse ata që kanë prej vitesh pa punë përfitojnë apo jo nga paga e luftës, Rama tha: “Ju që keni me vite pa punë nuk do të merrni pagë nga këto që përfitojnë. Nuk është bërë deti kos që ti kthehemi historisë së papunësisë në 30-vjet”.

Sa i përket punonjësve sezonalë në shtetin fqinj Greqinë, Rama tha se është duke u shqytrtuar një mundësi që pritet të konkludohet shpejt.

“Jemi duke pritur të konkludojmë me kryeministrin e Greqisë për ata që janë punonjës sezonalë, ndërkohë për të tjerët duhet të bëjë durim”.

Gjithashtu kryeministri është pyetur se kur do të hapen berberët, ndonëse nuk dha një afat Rama kujtoi edhe pyetjen që has më së shumti “Ku qethesh ti”.

“Berberët dhe parukieritë nuk dihet ende. Nuk po ju them si qethem e ku qethem se pastaj do bëni nga ato historitë jo bunkeri, jo Surreli”.

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV