A do bëjmë pushime këtë vit? Klosi: Lehtësira do të ketë në muajin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blendi Klosi, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, ka folur për sezonin turistik në Shqipëri. Klosi tha për ‘Euronews’ se turizmi në Shqipëri do të jetë sektori parë që do të injektojë para në ekonomi.

Më tej ai shtoi se sezoni në vend do të hapet më herët se vendet e tjera të rajonit dhe kjo do të jetë dhe një datë si fundi i pandemisë së koronavirusit.

“E vetmja gjë që dihet me siguri është se pushimet këtë vit nuk do të jenë si vitet e tjera, por do të jenë gjithsesi pushime. Vera do të shënojë rihapjen e gjithë jetës sociale të vendit dhe kjo do të shoqërohet me masa më të larta sa i përket higjienës dhe distancimit social, por turizmi do të jetë injeksioni i parë që do të hyjë në ekonomi, edhe me para të ardhura nga jashtë, por edhe brenda.

Virusi po kontrollohet për momentin shumë më mirë se më përpara. Kemi lajme të mira për gjetjen e kurës dhe vaksinës, ndaj duhet të fillojmë të mendojmë se fundi i muajit maj do të ketë shumë më tepër lehtësira sa i përket sektorit të turizmit”, ishte kjo deklarata e Klosit.

Të fundit

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët...

Turma “kap me gurë” kandidatin për president në Bolivi

Në Bolivi janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe ka nisur procesi i numërimit të votave. Ndërkohë, zgjedhjet janë shoqëruar me tensione...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro do të...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Lajme të tjera

Web TV