Basha: Dua t’i dal Ramës ballë për ballë, por më refuzon që nga 2011-ta-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike ka theksuar se kërkon një përballje televizive me kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit e refuzon që prej vitit 2011.

Në një intervistë për emisionin “Java në RTSH”, ndërsa po fliste për situatën e krijuar nga koronavirusi, Basha theksoi se ai është i hapur për debat por kreu i qeverisë e refuzon, ndërsa shtoi se Rama do të mbajë përgjegjësi për gjithçka ka ndodhur në vend.

“Kam që nga viti 2011 që e kërkoj në një debat por ju e dini që ai ka refuzuar. Më duket se ka më shumë në fakt që refuzon,”-tha Basha.

Pjesë nga Emisioni:

Pyetje: Do të preferonit të bënin një debat me zotin Rama në këtë hapësirë publike, nën moderimin tonë?

Lulzim Basha: Do t’ju shkojë dëm përpjekja, sepse zotin Rama ka që prej vitit 2011 që e ftoj në debat, por ai nuk ka pranuar. Në çdo moment jam i hapur për debat, por ai ka refuzuar të vijë në debat me mua. Po mbushet dekada e dytë që refuzon të dalë në debat. Megjithatë, dua të them diçka. Kur të vijë dita, absolutisht çdokush do të mbajë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet. Pa diskutim, këtu roli i kryeministrit është kyç. Ndërkohë që gjendemi akoma në këtë situatë, mendoj që ua kemi borxh shqiptarëve që, në vend të spektaklit që mund të ofrojë një debat i dëshiruar, për te cilin shpreh gatishmërinë time në çdo moment, që energjia dhe fokusi i kryeministrit të jetë tek detyrat që duhen kryer dhe nuk po kryhen.

Të fundit

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur...

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit. Sipas mediave të huaja, një numër gjithnjë e në rritje...

Ligji për zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi padinë e bërë nga 1/5 e deputetëve për ligjit për zonat e mbrojtura dhe vendosi rrëzimin e kërkesës së 37 deputetëve...

Plagosje me thikë në Shkodër, i plagosuri në spital

Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutave në Shkodër. I plagosur ka mbetur një burrë i moshës 40-45 vjeç, i cili është...

Zyrtare/ Marrin fund spekulimet, Max Verstappen do të garojë për RedBull në vitin 2026

Max Verstappen ka njoftuar se do të vazhdojë të garojë me RedBull në Formula 1 për vitin 2026, duke i dhënë fund spekulimeve se...

Lajme të tjera

Web TV