Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

COVID-19/ Katër mini-dramat e para televizive, të xhiruara në izolim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia Covid-19 i ka dhënë tashmë botës një tjetër pamje, duke ndikuar frikshëm në çdo sferë të jetës, përfshirë këtu edhe sferën kulturore. Dramat televizive në Britani të Madhe po ndryshojnë tërësisht formë dhe përmbajtje. Shkak, izolimi. Miliona njerëz po qendrojnë mbyllur në shtëpi, për të shmangur kështu përhapjen e koronavirusit. Mes tyre ka dhjetëra producentë, skenaristë, aktorë dhe kameramanë.  Një dramë e re me katër histori, po xhirohet këtë javë në vende të ndryshme të Anglisë. “Është regjistrimi më i çuditshëm që kam bërë ndonjëherë”, thotë Jeff Papa. “Unë telefonova Eddie Marsan dhe i thashë: Të dua me të vërtetë për këtë gjë. Por, ne kemi nevojë gjithashtu për fëmijët e tu, si dhe për ndihmën e gruas tënde për të filmuar.”Producenti, i cili është shpërblyer për prodhimet si “Cilla”, “Mrs Biggs” dhe “A Confession”, tregon se drama do të shfaqet gjatë katër netëve, duke filluar nga data 4 maj. “Por përpara se dikush të thërrasë policinë, mini-drama 15 minutëshe është plotësisht në përputhje me udhëzimet e qeverisë”, thotë Papa duke qeshur. “Ne pyetëm veten:si mund ta bëjmë këtë pa shkelur ligjin?”-shpjegon ai. “Kështu, ne dorëzuam pajisje xhirimi për aktorët në shtëpi. Pasi i pastruan, biseduam përmes telefonit se si t’i përdornin.”

Dramat televizive, ndryshe nga lajmet, nuk përcaktohen si punë kryesore në media. Numri i lartë i njerëzve në xhirime dhe kontaktet e ngushta mes tyre, konsiderohen padyshim rrezik për shëndetin.“Historitë e Izolimit” është një përpjekje për të krijuar një seri dramash brenda kufizimeve. Për të shmangur probabilitetin e lartë që historitë të vinin për shikuesit në formën e monologut, Jeff Papa ka bashkuar  çaste të yjeve të dramave me të afërmit e tyre të karantinuar. Dhe për të mos lejuar që filmat të kufizohen vizualisht si selfie, u vendos gjithashtu që dikush tjetër të drejtonte kamerën. Kështu, gruaja e Eddie Marsan Janine, duke trajnuar një artisti grimi, po shikon drejt kamerës. Sheridan  Smith u filmua nga partneri i saj Jamie, i cili ështëme profesion një ndërmjetës sigurimesh. E megjithatë ky i fundit cilësohet nga Papa si një kameraman i lindur. Smith nuk do ta kishte bërë ndonjëherë këtë gjë, nëse nuk do të gjendej e mbyllur nështëpi. “Jam shumë shtatzënë dhe jam izoluar në shtëpi”, thotë ajo, “kështu që e përqafova mundësinë për të qenë pjesë e njëprodhimi televiziv që trajton dramën masive që po përjeton çdokush prej nesh.”“In Mel”, nga Gaby Chiappe, bashkëautor i filmit Miss World Misbehaviour, Sheridan Smith sjell njëdramë origjinale dhe befasuese edhe sipas standardeve të saj për karakterin e një gruaje qëështë tetë muajshe shtatzënë dhe nuk ka mundësi të largohet nga shtëpia. Projekti ka gjithashtu pikënisje personale. Halla e moshuar e producentit, në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore, u infektua me koronavirus dhe vdiq. Papa, gruaja dhe tre djemtë e tij gjithashtu vuajtën simptomat kryesore të koronavirusit, megjithëse, në mungesë të testimit për popullatën e përgjithshme, nuk mund të jenë të sigurt se ishin infektuar. “Gruaja ime ishte një nga të pafatët që vuajti vërtetë keq”, shpjegon ai. “Kishte dy netë kur isha i sigurt se do të më duhej ta çoja në spital. Mëështë thënë të numëroj numrin e frymëmarrjeve në minutë sepse kjo mund të jetë një tregues . Mbaj mend që qendroja jashtë derës dhe dëgjoja sepse nuk doja që ajo të dinte se po numëroja.”

Kjo përvojë, e transferuar në një shtëpi familjare më pak të lumtur, frymëzoi skenarin e Papa-s, Ron dhe Russell. Ndonëse ngurrues në fillim, një djalë i ri është në izolim me babain e tij pasi ky i fundit sëmuret rëndë. “Të punosh në shtëpinë e dikujt është e mrekullueshme sepse nuk është nevojshme të ngrihesh në orën pesë e gjysmë të mëngjesit për të shkuar në ndonjë vend të ftohtë. Thjesht të duhet të ngrihesh nga shtrati…”, thotë Robert Glenister, aktori që ka luajtur rolin e Ash Morgan në Hustle. “Juve nuk ju duhet as të dilni nga shtrati”, shprehet gruaja e tij, Celia De Woolf, e cila iu nënshtrua një kursi amator për mënyrën e përdorimit të aparatit filmik. “Ne kemi pasur përplasje të forta në lidhje me teknologjinë”, thotë i buzëqeshur djali i Robert dhe Celias. “Mëështë dashur të heq dorë nga pretendimi se di më shumë për teknologjinë se sa prindërit e mi, si dhe të pranoj se kjo është ndryshe nga ndezja e Sky Box.”Aktualisht anëtarët e papunë të industrisë mund të ankohen se ky sistem i jep shumë mundësi punës jo profesionale dhe jo sindikale. “Ne jemi të vetëdijshëm për të. Por, unë do të theksoja se ekuipazhi i kualifikuar dhe i sindikatave është gati të ofrojë këshilla”, thotë Papa.  Me ekspertët e ndriçimit dhe kozmetikës që zbatojnë distancimin social, produkti filmik kalon nga shtëpia e aktorëve tek ajo e producentit, i cili mund të komunikojë me setin përmes kufjeve të kameras së operatorit. Kur drejton seritë ITV, siç janë Little Boy Blue dhe White Hourse Farm, Paul Whitington është mësuar të rrethohet nga dhjetëra persona. Por për “In Mel”, ai punoi vetëm. “Për pjesën më të madhe të ditës kam qëndruar në papafingo-vendi më i qetë në shtëpinë time”, tregon ai. “Smith më tha gjatë xhirimit me postë elektronike: Jam ulur këtu në kuzhinësë bashku me partneren time, ndërkohë që kameramani dhe një grup njerëzish nëpër shtëpitë e tyre po përpiqen të na flasin njëkohësisht. Është interesante për ne, por për ta është padyshim një çmenduri.” Neil McKay ka shkruar dramën “Karen”ku përfshihet një burrë, i cili pasi ka kryer blerjet e domosdoshme, vë re përpara shtëpisë djalin dhe nipërit e tij të zhveshur duke luajtur me tre fëmijë të tjerë. Puna e zakonshme e McKay, të tilla si drama e “Fred West Adapter” dhe “The Moorside”, zakonisht marrin dy deri në tre vjet kërkime, shkrim dhe xhirime. “Por, me këtë duhen dy ose tre javë. Kështu që çuditshmëria e tij është befasuese”, vëren ai. Vetë McKay është një vizitor i rregullt dhe i dashur për nipërit që jetojnë afër tij, të paktën ai ishte deri në momentin kur u izolua. Skenaristi thotë: Në shëtitjen time të përditshme ose udhëtimin me biçikletë, unë i vizitoj gjithmonë ata, por tani nuk mund të hyj brenda shtëpive të tyre. Kështu që, nëse janë në dritare, unë vallëzoj ose vrapoj. Pikërisht kështu më lindi ideja e një të afërmi i cili nuk lejohettë hyjë. Qëështë edhe i bezdisshëm dhe komik.Drama e katërt, e shkruar nga William Ivory, është një seancë terapie në internet midis Mike (Darren Boyd) dhe psikiatres së tij Rochelle (Angela Griffin). “Pacienti dhe psikologia ndryshojnë rolet”, thotë Papa. Një komplikim për të katër dramat ishte ajo që Papa e quan domosdoshmëri “legale, por edhe morale”për tëmos thyer rregullat e bllokimit në asnjë mënyrë. Skripti i McKay është i vetmi që shfaq veprime jashtë një shtëpie. Juristët e ITV vendosën që ky element mund të justifikohej pasi aktori David Threlfall po udhëtonte brenda Londrës për bërë punë (kryer blerje thelbësore), gjë që nuk ishte e mundur në shtëpi. Javën tjetër, regjisorët do t’i shqyrtojnë xhirimet në shtëpitë e tyre, më pas do t’i dërgojnë tek teknikët e pas-prodhimit, që gjithashtu punojnë në izolim. “Thjesht kërcehet rreth e rrotull midis këtyre shtëpive”, thotë Papa. “Gjëja më e çuditshme është se mini dramat do të dalin në ITV pa asnjë ekip që është takuar”, shton ai.

Lexo edhe :  TIFF çel dyert nga data 22-28 shtator, detaje nga Festivali

Edhe pse TV është një medium relativisht i ri, shumica e llojeve të dramës janë shumë të vjetra. Por mini dramat me natyrë si ato të sipërpërmendurat, janë një formë plotësisht e re, lindur nga urgjenca. “Jam i sigurt, në kohën e duhur, shërbimi normal do të rinisë. Por, në një afat të shkurtër, improvizimi duket si rruga e vetme”, thotë McKay. “Ne nuk mund të jemi të sigurt se çdo xhirim do të jetë goditës. Por, pavarësisht nga papërsosmëritë teknike që mund të ketë, shpresoj se njerëzit do të na mirëkuptojnë. Do të ketë një dramë të madhe faktike në një moment, të bërë nga unë ose nga të tjerë. Por kjo do të vijë me shumë gjasa pas dy tre vitesh. Momentalisht, mënyra se si njerëzimi po përballet me koronavirusin, pasqyrohet më së miri me këto mini-drama”, reflekton Papa.

Të fundit

Boks/ Daniel Dubois shkatërron Anthony Joshuan me nokaut dhe ruan titullin e IBF-së

Daniel Dubois si një kampion në fuqi i IBF e ka mbrojtur këtë titull pas një fitoreje të madhe...

Real Madrid triumfon me përmbysje ndaj Espanjolit, Vinicius “shndërron” galaktikët

Real Madrid triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-1 në një duel që rezultoi tepër emocionues. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura,...

Pikat e bardha rreth syve/ Çfarë tregojnë për shëndetin dhe trajtimet natyrale

Më siguri keni vënë re të paktën një herë tek vetja apo tek të afërmit disa pika të vogla, të bardha që rrethojnë sytë. Këto...

Duka i lë afat Berishës dhe i shtrin dorën Ramës: S’ka “vija të kuqe” për aleancë me PS

Partia Agrare Ambientaliste nuk u bë pjesë e polit të tre të politikës shqiptare, teksa formacioni që do të sfidojë PS dhe PD në...

Spektakël vetëm në tribuna, derbi i kryeqytetit mbyllet në barazim pa gola

Ndeshja e parë në derbin e këtij edicioni u mbyll me barazim 0:0. Partizani ka tashmë tre barazime radhazi, ndërsa Tirana shkon në 6 barazime...

Lajme të tjera

Web TV