Vrau komshiun me thikë, arrestohet 65-vjeçari nga Korça (detajet)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar autorin vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshmen qytetin e Korçë. Bëhet me dije se shtetasi Apostol Bozhgolli, është arrestuar në flagrancë, pasi mbrëmjen e djeshme ekzekutoi me thikë komshiun 67 vjeç, Metrika Treska.

Nga policia mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa mbi 65-vjeçarin tashmë rëndon vepra penale “Vrasja me dashje”.

Njoftimi i Policisë:

Korçë

Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në lagjen nr. 7, humbi jetën një 67-vjeçar.

Arrestohet në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” fqinji i tij, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 23.04.2020, ku në lagjen nr. 7, në banesë, u godit me thikë dhe për pasojë gjeti vdekjen shtetasi P. T., 67 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit A. B., 65 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), i përdorur në krim nga autori i dyshuar A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./Fjala.al/

Të fundit

“Absurditet”/ Rama kërkon nga Athina shfuqizimin e ‘ligjit të luftës’ me Greqinë

Kryeministri Edi Rama nga Athina ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të luftës, që siç u shpreh kreu i qeverisë...

Rama mesazh Mitsotakis: Të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë!

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët shqiptarë në Athinë. Rama...

“Shite shoqen për këtë lojë o i pafytyrë”/ Romeo ‘ia plas në sy’ Gracianos

Në shtëpinë e Big Brother Vip debatet nuk kanë të të ndalur. Shtëpia më e famshme në Shqipëri mbrëmjen e djeshme pas prime-t ka...

“Ameni sot 6-muajsh”/ Bes Kallaku publikon foton e rrallë me të birin

Djali i Xhensila Myrtezajit dhe Bes Kallakut, Amen, ka bërë dje 6 muajsh. Pas postimeve të shumta dhe urimevë të Xhensilës edhe Bes Kallaku...

Rama-emigrantëve shqiptarë: Greqia, sot edhe e juaja aq sa e grekëve

“Ju nuk jeni më të huaj në këtë vend”, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, emigrantëve shqiptarë në Greqi. Duke iu drejtuar...

Lajme të tjera

Web TV