Covid-19 prek edhe Ligue 1, futbollisti dërgohet në reanimacion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti i Montpellier, Salomon Junior Sambia është shtruar me urgjencë në reanimacion, pasi është në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit.

23-vjeçari ndodhet nën  kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa ky konfirmohet si rasti i parë i një futbollisti me Covid-19 në Ligue 1. “L’Equipe” raporton se Junior Sambia ka pasur fillimisht temperaturë, ndërsa më vonë vështirësi në frymëmarrje. Lajmi në fjalë është konfirmuar edhe nga vetë klubi francez, i cili shton se lojtari po merr trajtimin e nevojshëm në spital.

“Pas problemeve të tretjes dhe frymëmarrjes një nga lojtarët tanë është shtruar në një mjedis të specializuar, (spital), për të përfituar nga kujdesi i duhur shëndetësor”-thuhet në reagimin e Montpellier.

Sambia është bashkuar me skuadrën e Montpellier në verën e vitit 2017 dhe aktivizohet më shumë si zëvendësues. Në të gjitha garat futbollistike në Francë ai ka zhvilluar 22 ndeshje, duke shënuar një gol e dhënë një asist.

Ndërsa një lajm i tillë nuk është aspak i mirë për futbollin francez, i cili ashtu si çdo kampionat tjetër duhet të përgatitet për të filluar, pasi afati i fundit i lënë në dispozicion nga UEFA për përfundimin e sezonit është data 3 gusht. Përndryshe ashtu si Belgjika e Holanda edhe Franca do të duhej të mbyllte kampionatin që në këto momente./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Lajme të tjera

Web TV