Covid-19/ Rama: Afër 50 mijë persona i kanë lekët në bankë, ja çfarë na thanë ekspertët gjerman për testet

Kryeministri Rama u kërkoi qytetarëve të tregohen sa më të kujdesshëm.

I pyetur nëse mund të shtohet numri i testeve dhe nëse mund të prodhohen në Shqipëri, Rama ka thënë se strategjia jonë e testeve është e saktë.

Edhe dje në diskutimin me ekspertët gjermanë, por edhe me ekspertë të tjerë, kemi konfirmuar plotësisht nga biseda se ne kemi strategjinë e duhur. Gjermania nuk teston persona asimptomatikë, nuk nxjerrë tamponët rrugëve, por ka të njëjtin sistem dhe ndjek gjurmët, siç bëjmë edhe ne. I bie që populli të bëjë testin cdo ditë, por nuk funksionon kështu, është një idiotësi një interpretim i tillë. OBSH thotë testo, testo, testo, kontakte, jo bëjë tamponë në ajër.

Sa i përket pagës së luftës, nga paketa e zgjeruar, sot 49 122 persona i kanë paratë në bankë dhe do të shkojë kjo shifër në 176 mijë. Në total jemi në numrin e 260 mijë personave që do të paguhen.