Digjet makina e policit në Elbasan, dyshimet e para (emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Makina e një polici në lagjen “5 Maji” në Elbasan është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se automjeti është në pronësi të punonjësit të policisë kriminale në këtë qytet, Marius Memës.

Mema e kishte parkuar makinën para pallatit, pas mesnate kur ishte kthyer nga shërbimi dhe pak më vonë ka parë që makinës i ishte vënë flaka në pjesën e parme dhe pasme. Nga të dhënat paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Informacion paraprak

Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.M., i cili ishte i parkuar para banesës dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Fjala.al/

Të fundit

Zbulime të rëndësishme në Itali, gërmimet nxjerrin në dritë objekte të rëndësishme fetare

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë...

Historia e gruas që po sjell amerikanët të jetojnë në Shqipëri

Nga Cepee Tabibian Si shumë amerikanë, edhe unë gjithmonë kam ëndërruar të zhvendosem në Evropë. Në vitin 2015, në moshën 35-vjeçare, vendosa të largohesha nga...

Caktohet data, kur do të shqyrtohet kërkesa e Metës për heqjen e masës “arrest me burg”

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 13 korrik ora 10:00 për të mbajtur seancën ku do të shqyrtohet...

Moment historik për futbollin shqiptar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Tiranë

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do...

Tension në det, dy anije kineze përplasen teksa ndiqnin një anije të rojës bregdetare

Një anije luftarake e marinës kineze është përplasur me një anije të rojes bregdetare, ndërsa së bashku po ndiqnin një anije të rojes bregdetare...

Lajme të tjera

Web TV