Sarandë/ E mitura e abuzuar braktiset nga prindërit, Gjykata u kërkon t’i rrinë larg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia tronditëse e S., vajzës që pretendohet se u abuzua nga 72-vjeçari. Gjykata i jep urdhër mbrojtjeje, ndërsa e ëma del kundër dëshmisë së saj!

Nga Nikoleta Kovaçi

Rasti i mësuar pak ditë më parë ku në Gjashtë të Sarandës ishte abuzuar një vajzë e mitur nga një burrë në moshë të vjetër ka tronditur jo pak. Të dhënat që vijnë nga Saranda, nga policia, prokuroria e familja janë kontradiktore ndërkohë që ditën e djeshme, Gjykata e Sarandës ka marrë një vendim për ta marrë në mbrojtje vajzën. Në momentin kur prindërit janë ngritur kundër dëshmisë së saj për abuzimin nga miku i familjes së tyre, atëherë policia ka kërkuar që vajza të mbrohet, për shkak se nuk mund të kthehej më në familje. Zbulimi i një rasti, që ende nuk dihet se çfarë vërtet ka ndodhur, bëri që në dyert e prokurorisë dhe të policisë të përfundonin një mori versionesh që lidhen me këtë ngjarje. Po ndërsa dy ditë më parë është marre edhe dëshmia e të prangosurit në lidhje me rastin në fjalë, ka qenë nëna e vajzës, Elida B., që ka dalë kundër dëshmisë së vajzës. Ajo madje ka hedhur akuza të forta mbi familjen e djalit me të cilin ishte lidhur vajza dhe që pretendonin edhe të fejoheshin. Por duke patur parasysh përplasjet në familjen e vajzës, policia e ka patur të pamundur ta lejojë që ajo të kthehet në familje e për pasojë gjykata ka marrë vendim që dy prindërit e S.B., duhet të qëndrojnë larg saj për një periudhë të caktuar kohe. Po ashtu gjykata ka vendosur që vajza që pretendohet që është e abuzuar të dërgohet në Tiranë në një qendër dhe të jetë nën kujdesin e psikologëve.

Vendimi     

Në Gjykatën e Sarandës mesditën e djeshme është zhvilluar seanca gjyqësore, pas një kërkesë-padije të bërë nga Zyra e Shërbimeve Sociale e Bashkisë Sarandë, për pajisjen me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje të 17- vjeçares S.B nga prindët e vet, Vullnet dhe Elida B. 17-vjeçarja S.B është adoleshentja për të cilën është ndaluar nga policia tri ditë më parë 72- vjeçari, Barjam Tusha, i akuzuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”. Ndërkohë që 17-vjeçarja që nga mbasditja e së mërkurës ndodhet në një qendër rehabilitimi në Tiranë. Në kopjen e këtij vendimi, tashmë urdhër, lëshuar nga gjykata, kopje të cilën, e kanë edhe prindët e adoleshentes S.B, thuhet: “Ndalimi i të paditurve, Elida dhe Vullnet B. për t’u takuar, kontaktuar ose komunikuar drejtpërdrejtë ose tërthorazi me fëmijën e tyre, S.B. Fëmija e mitur të strehohet përkohësisht larg familjes. Kohëzgjatja e masave të mbrojtjes, sipas këtij urdhëri, është deri në datën e përfundimit të gjykimit për vërtetimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, deri në datën 30 prill 2020, në orën 11.00! Sipas të dhënave mësohet se vajza është në gjendje tejet të rëndë psikologjike, ndërkohë që asnjë e dhënë nuk bëhet me dije në lidhje me familjen e djalit me të cilin ajo është lidhur dhe ka pretenduar që është ai personi që ka zbuluar edhe abuzimin që në moshë të vogël të Tushës me vajzën. Sherri me dy familjeve që lidhej me dashurinë e dy të rinjve ka bërë që të shkohet deri në konflikt fizik mes familjeve. Nga pretendimet e palwve mwsohet se prindërit e djalit kanë kërcënuar familjen e 17-vjeccares për shkak janë paraqitur në komisariat për të denoncuar njëri-tjetrin. Mirëpo në momentin që janë përballur aty për këtë çështje, atëherë djali thuhet se ka treguar për historinë e vajzës së tyre, histori që e ëma e ka kundërshtuar. Të dhënat e dëshmisë  së Elida B., flasin për një sajim që e kanë detyruar vajzën ta thotë për të realizuar ndarjen. Ajo ka mohuar që i moshuari, miku i familjes së tyre të ketë kryer një akt të tillë me të. Kjo ka qenë edhe arsyeja që është kërkuar urdhër mbrojtjeje për vajzën, pasi ekziston frika e ndonjë dhunimi të saj nga ana e dy prindërve.

Lexo edhe :  Parlamentaret e 11 majit, Berisha mbledh Kryesinë e PD: Diaspora është pro rotacionit

‘Abuzuesi’

Barjam Tusha, nga fshati Gjashtë i Sarandës mësohets e ka moahur në mënyrë kategorike pretendimet e vajzës. Ai ka refuzuar të ketë ndodhur diçka e tillë mes tyre ndërkohë që ka treguar se familja e tyre ka qenë në shtëpinë e tij dhe se ai kurrë s`e ka kryer një akt të tillë. Ndonëse fillimisht u tha se ai e ka pranuar abuzimin me të e madje ka thënë se më ka provokuar vetë, janë të dhëna të tjera që dëshmojnë të kundërtën ndërkohë që ditën e sotme ndaj tij do të merret masa e sigurisw. Ai i ka treguar policisë rrethanat në të cilat është njohur me familjen B., të ardhur nga Skrapari në Gjashtë dhe se ka marrëdhënie shumë të mira me prindërit e vajzës por kurrë nuk ka abuzuar me të. Ai është prind i 5 fëmijëve të rritur, më të voglin e ka në moshën 30-vjeçare dhe se asnjëherë asnjë person i zonës nuk e njeh për person problematik. Megjithatë policia e ka arrestuar pas dëshmisë së vajzës që thotë që ka abuzuar me të që në moshën 9 vjeçare!

Të fundit

Shkak rritja e konsumit/ KESH shpenzoi mbi 13 milionë euro për 2 javë energji elektrike

Mbi 13 milionë euro në vetëm dy javë. Kaq para ka shpenzuar KESH për të blerë energji elektrike. Korporata...

Pas operacionit, Kryepeshkopi Anastasios është në gjendje të qëndrueshme

Media greke Protothema bën me dije se hierarku 95-vjeçar vazhdon të jetë i intubuar, por hemodinamikisht i qëndrueshëm në Njësinë e Kujdesit Intensiv (MΕΘ), ku...

Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, shpallet lista përfundimtare

Gjykata Kushtetuese ka shpallur listën përfundimtare të kandidatëve për drejtimin e këtij institucioni. Pas mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt, kandidatët që kanë paraqitur interes...

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 goditi Japoninë

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 gradë të shkallës Rihter goditi Japoninë jugperëndimore, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA). Një paralajmërim cunami për...

Zjarret shkatërrimtare në Los Angeles, Beyonce dhuron 2,5 milionë dollarë për viktimat

Ylli amerikan i muzikës, Beyonce do të dhurojë 2,5 milionë dollarë për të ndihmuar të prekurit nga zjarret në Los Anxheles përmes fondacionit të...

Lajme të tjera

Web TV