U mbollën dy vite më parë, thahen pishat në Sarandë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy vite më parë, kur u rikonstruktua Shëtitorja e Sarandës u mbollën 109 pisha por sot të paktën 15 prej tyre janë tharë plotësisht dhe 25 po shkojnë drejt tharjes. Drejtori i Ndërmarrjes së Gjelbërimit në bashkinë Sarandë Jashar Bello tha nuk është treguar kujdes gjatë mbjelljes së fidanëve.

“Faktor është pjesa nëntokësore, nis nga zgjedhja e fidanëve e deri tek mënyra e mbjelljes së tyre. Mund të ketë ndikuar transporti i tyre, tronditja e sistemit rrënjor. Mund të jetë prishur sistemi rrënjor nga pakujdesia në transport. Punonjës tek kompania kanë thënë se disa fidanë ishin rrënjë, ishin dëmtuar. Por mund të ketë ndikuar dhe hapja e gropave, varet me ca materiali janë mbushur”, tha Jashar Bello.

Bashkia e Sarandës do të bëjë zëvendësimin e fidanëve të cilët kanë shfaqur problematikën e tharjes dhe do të kryhen analiza për të gjetur edhe shkakun.

“Do të bëjmë shkuljen e tyre dhe do të shohim konkretisht se çfarë e shkaktoi tharjen në mënyrë që të mos përsëritet me fidanët e rinj”, shtoi Bello.

Shëtitorja e Sarandës një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit kushtoi 4.7 milionë euro dhe punimet përfunduan në vitin 2022./e.t

Të fundit

Automjeti në Maliq përplaset me pemën, e teproi me shpejtësinë

Një aksident i rëndë është shënuar para pak minutash në Maliq. Një mjet tip "Volkswagen" ka "fluturuar" me shpejtësi skëterrë...

A do të kandidojë në zgjedhjet e 2029? Kjo është përgjigjja e Salianjit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia blu u pyet nëse do të kandidojë për deputet në zgjedhjet...

Chivu kërkon mesfushorin e ëndrrave, Interit i duhen 50 mln euro

Hakan Calhanoglu pritet të largohet nga Interi dhe trajneri Chivu duket se e ka të qartë se cili duhet të jetë zëvendësuesi i tij. Në...

“Kriminelët në zgjedhje, legjendë urbane e fryrë nga vetë Rama”

Në një intervistë me Ylli Rakipin, gazetari i njohur Mero Baze ka deklaruar se kriminelët nuk kanë ndikim të madh në zgjedhje. Sipas tij,...

Veliaj zero shpresa! Mos vallë shtatori nis me zgjedhje në Tiranë?

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë. Ky vendim shuan përfundimisht shpresat e tij...

Lajme të tjera

Web TV