Greqia ndryshon praktikat e leje-qëndrimeve të emigrantëve, përfitojnë edhe shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lejet e ripërtërira të qëndrimit të emigrantëve që punojnë e jetojnë në Greqi për periudhën e situatës së pandemisë së koronavirusit do të dërgohen me postë në shtëpitë apo adresat e deklaruara në shërbimin e të huajve nga vetë emigrantët.

Ministria greke e Emigracionit publikoi në gazetën zyrtare të qeverisë greke vendimin, sipas të cilit, lejet e qëndrimit lëshuar nga shkurti deri në prill dhe në vijim do t`u dërgohen emigrantëve me shërbimin e veçantë të të postës greke, me kosto të qeverisë greke.

Vendimi shmang paraqitjen e emigrantëve apo avokatëve të tyre në Qendrat e të Huajve, të cilat me një vendim të qeverisë greke janë mbyllur. Pak kohë më parë Qeveria greke vendosi të shtyjë me 5 muaj lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e dorëzimit të kërkesës për ripërtëritjen tyre për të gjithë emigrantët e huaj, pjesa dërrmuese e të cilëve janë nga Shqipëria.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare lejet e qëndrimit që skaduan nga 11 shkurti deri në 11 mars dhe ato që skadojnë nga 12 Marsi deri më 12 Maj ripërtërihen automatikisht deri më 12 tetor. Ministria greke e Emigracionit dhe Azilit zgjati një javë më parë me 4 muaj edhe vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe kartat e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare.

Vendimi u vjen në ndihmë disa mijëra qytetarëve shqiptarë që kanë marrë apo aplikuar për azil në Greqi dhe dokumentet e tyre kishin skaduar apo skadojnë gjatë kësaj periudhe./VOA/

Të fundit

“Do ju rrëmbejë zemrën”/ Shqipëria në fokusin e agjencive të famshme turistike

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e agjencive ndërkombëtare turistike, të cilat e cilësojnë vendin si një...

Buxheti i ardhshëm i BE dhe fati i PAC: Një udhëkryq strategjik për Ballkanin Perendimor

Monada Mehmetaj, Strasbourg Në një kontekst politik të ngarkuar pas zgjedhjeve europiane të 2024-ës, Komisioni Europian ka paraqitur më 16 korrik 2025 një nga dokumentet...

Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

Në Vlorë vazhdon vala e dorëheqjeve. Pas dorëheqjes së drejtuesve të institucioneve në varësi të bashkisë së Vlorës, si dhe atyre në varësi të...

“Mos u ktheni”/ Mijëra të evakuuar në Gazën veriore, Izraeli lëshon urdhër për zhvendosje

Forcat izraelite kanë lëshuar urdhra për zhvendosje me forcë për banorët e Jabalia-s dhe zonave përreth në Gazën veriore, duke paralajmëruar palestinezët të mos...

Nard Ndoka: Rama është çmendur, pas aksionit së tij fshihet diçka e madhe!

Kreu i PDK Nard Ndoka e konsideroi sjelljen e kryeministrit Edi Rama në raport me kryetarët e bashkive si tejet të rrezikshme,  jashtë kornizave...

Lajme të tjera

Web TV