Biznesi privat është çelësi për t’u bërë milioner shpejt – Të fillosh biznesin tënd privat është rruga më e shpejtë për t’u bërë me para, njerëz të caktuar kanë arritur milionin e parë brenda 4 vitesh, por kanë deklaruar se kanë bërë shumë, shumë, gabime dhe nëse do t’i kishin eliminuar ato gabime, mund t’ia kishin dalë më shpejt.
Nuk bën dot para shumë shpejt – Disa njerëz nuk mund të bëhen kurrë milionerë. Këta janë ata që shohin për mundësitë për t’u bërë të pasur menjëherë, pastaj përfundojnë duke i humbur paratë si pasojë e mashtrimeve ose njerëzve manipulues që shfrytëzojnë ëndrrat e tyre. Milionerët mund të planifikojnë t’i bëjnë paratë e tyre për një periudhë 2 apo 4-vjeçare nëpërmjet vizioneve afatgjata, por asnjëri prej tyre nuk planifikon të bëhet milioner për dy muaj.
Nëse nuk kanë para t’ia fillojnë? – Prapë ata mund të bëhen milionerë. Në ditët e sotme ekzistojnë biznese që nuk duan shumë para për t’u filluar, ka edhe nga ato që duan thjesht disa para xhepi, por që këto mund të bëhen biznese të fuqishme nëse do të dihet si të ndërtohen.
Gjëja e fundit dhe më e rëndësishmja – Asnjë nuk arrin diçka që me herën e parë, ose të katërtën. Mbaje mend këtë që suksesi në biznes varet nga ”të dështuarit shumë herë derisa të zbulosh se cili veprim funksionon për t’ia dalë”.