Korrupsioni/ Burgosen pesë ish-drejtorë të Osasuna dhe dy ish-lojtarë të Real Betis

Pesë drejtorë të klubit të La Liga-s,  Osasunas, dhe ish-futbollistëve të Real Betis u janë dhënë vendimet pasi u shpallën fajtor për një seri akuzash korrupsioni, tregoi një burim i gjykatës spanjolle të premten.

Ish-drejtori administrativ i Osasunas, Angel Vizcay, iu dha dënimi më i rëndë me burg prej tetë vjet dhe tetë muaj, për akuzat që përfshijnë shpërdorimin e fondeve, falsifikimin e llogarive dhe korrupsionin sportiv.

Po ashtu edhe ish-lojtarët e Real Betis-it, Antonio Amaya dhe Xavi Torres morën dënime me burg prej një viti secili për korrupsion sportiv raporton The Star.

Dy agjentë imobiliar u dënuan gjithashtu për falsifikim të dokumenteve dhe u dënuan me burgim prej nëntë muajsh./Fjala.al/