“Mund ta ketë përdorur për shokët”, flasin prindërit e 17-vjeçares së përdhunuar në Sarandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga denoncimi që kanë bërë prindërit e 17-vjeçares së përdhunuar nga 72-vjeçari Bajram Tusha në Sarandë, përmes emisionit “Me zemër të hapur”.

Prindërit kanë thënë se në fakt i fejuari, i cili quhet Gentian Ruçi, e ka marrë vajzën dhe e ka mbajtur mbyllur në një dhomë për 25 ditë. Madje më tej ata hodhën akuza se i fejuari mund ta ketë përdorur vajzën e tyre për shokët pasi sa herë që e telefononin, ajo u thoshte Genti (i fejuari) e kishte lënë me një shok.

Nëna: Vajza tha unë e dua, më tha Genti do të marr në shtëpi, do të mbaj mirë Unë refuzova ardhjen e këtij djali.

Babai: Unë fola 5 llafe që ti bënim gjërat njerëzisht. Ai më tha unë duhem me Jonën, nuk e lë!

Pastaj ma mori një ditë e më tha, unë do e marr e nuk e sjell më, vajza është e imja!

Unë i thashë: nuk ta jap vajzën se është në shkollë. Vajza nguli këmbë. Në atë moment u shtriva unë në shesh e i thashë më bjer mua me këmbë pastaj dil.

Nëna: Por të nesërmen iku, dhe mbas 25 ditësh vajza u kthye. 25 ditë e mbante në një dhomë e çonte vajzën te shokët në Sarandë. Vajza u sëmur, i bënë 10 gjilpëra në një ditë. Unë këtë s’e kam parë ndonjëherë  që të bëhen 10 gjilpëra në ditë.

Më thoshte jam te shoku i gentit, do vijë Genti në darkë.

Gazetarja: Pse s’bëtë denoncim?

Babai: Nuk na ka pranuar policia e shtetit. Kam shkuar shtatë a tetë herë. Vajza filloi të fliste keq në telefon, dhe ne dyshuam.

Më 4 mars bëri 17 vjeç.

Lexo edhe :  Sherr brutal për një Jet-ski me qira në Ksamil, policia shoqëron disa persona

Më thonin ti e ke fejuar vajzën dhe më nxorrën përjashta.

Pas 25 ditësh, që u kthye vajza në shtëpi ishte shumë rëndë.

Të fundit

Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor...

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja...

Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Nga Ermal Mulosmani Sipas të dhënave të AMF-së, pagesat që ka bërë SIGAL për klientët e vet, në 6 muajt e parë të vitit, janë...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion e News24 moderuar nga Megi Latifi, u shpreh se ku situata...

Lajme të tjera

Web TV