“Na kanë hedhur në rrugë, s’kam as bukë të ha”/ PD merr në mbrojtje të varfrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka denoncuar përmes një videoje se si qeveria sipas selisë blu, është duke varfëruar shqiptarët duke u pasuruar në kurriz të tyre.

“Unë jam vetëm, jetoj vetëm. Prindërit më kanë vdekur. Mos të marrim neve pagën e luftës? Në sigurimet i kemi paguar, tatimet po,”- thotë njëra prej tyre.

“S’kam as bukë të ha. Ja kaq e vështirë është për mua. Të më ndihmojë shteti. Ne jemi burrë e grua dhe nuk marrin asnjë pagë lufte. Të dy punojmë në këtë ndërmarrje, as bukë për të ngrënë nuk kam. Na kanë hedhur në rrugë,”- thotë një tjetër.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka publikuar videon, ndërsa shkruan se “Një kryeministër që përqesh popullin e tij, nuk e ka për gjë të fyejë me ç’ti vijë për mbarë kundërshtarin. Aq më tepër kur argumenti i mungon dhe kur nga shifrat kompleksohet. Me siguri që Rama ekonominë e di vetëm leje ndërtimi, tendera dhe koncesione”.

Postimi i plotë:

“Një kryeministër që përqesh popullin e tij, nuk e ka për gjë të fyejë me ç’ti vijë për mbarë kundërshtarin. Aq më tepër kur argumenti i mungon dhe kur nga shifrat kompleksohet. Me siguri që Rama ekonominë e di vetëm leje ndërtimi, tendera dhe koncesione. Se në fund të muajit këta çojnë aty ku duhet zarfin. Një grusht njerëzish vazhdojnë të pasurohen edhe në kohën e pandemisë së varfërisë ndërsa mijëra shqiptarë vuajnë për bukën e gojës. Nuk mund ta kuptojë Rama një qytetar që ka një familje për të mbajtur dhe këtë gjë e bën me djersën e ballit dhe punë të ndershme. Edi Rama nuk i kupton vujatjet e shqiptarëve pasi për të vuajtja është kur miqtë e tij oligarkë nuk marrin milionat e PPP-ve apo tenderave sekretë. Rama ka frikë nga e vërteta pasi kjo e zhbën propagandën e tij boshe. Prandaj sa herë përballet me të vërtetën, ai fyen gjithëkënd që e thotë. Pasi mendon që e vërteta do të trembet. Por jo. E vërteta flet siç e tregojnë edhe këto qytetare,”– shkruan Tabaku krah videos që ka publikuar në Facebook.

Të fundit

Lista: Kush janë 10 lojtarët më të shtrenjtë në botë?

Lamine Yamal është shpallur lojtari më i vlefshëm në botë, me një vlerësim marramendës prej 279.7 milionë euro, sipas...

Pato i jep lamtumirën futbollit, legjenda do jetë “baba full time”

Alexandre Pato, ish-sulmuesi i Milanit, ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist. Në një intervistë rrëfyese për “Gazzetta dello Sport”, braziliani flet me...

Si u përgjua Veliaj në furgonin e Policisë së Burgjeve?

“Eri jam. Më merr çikë në Whatsapp tek ky numri”. Thirrja telefonike e bërë në numrin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa,...

FOTO/ Shteti që po fundoset nga rritja e nivelit të Oqeanit!

Nga Sara Gandolfi, Corriere della Sera Mbi 80 përqind e popullsisë së Tuvalusë, një komb i arkipelagut të Paqësorit, po kërkon një vizë të përhershme...

Rikthehet lejimi i lëngjeve pa kufizim në bagazhin e dorës drejt Italisë

Në aeroportet më të mëdha të Italisë, udhëtarët do të mund të mbajnë sërish në bagazhin e dorës, pa pasur nevojë t’i nxjerrin jashtë,...

Lajme të tjera

Web TV