“Pse nuk ishe te Basha?”/Kryemadhi: Lava e shpëlava shtëpinë. Më kapi shpatulla, përfundova në spital-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar se përse nuk ishte në mbledhjen e aleatëve të kryesuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Sipas saj, ajo ka qenë duke pastruar shtëpinë dhe e kishte kapur një dhimbje shpatulle.

Në një intervistë për Report Tv, Kryemadhi tha se u detyrua të shkonte tek doktori për këtë gjë, por që radhës tjetër do të shkojë ajo, e jo Petrit Vasili.

Mos u shqetësoni në mbledhjen tjetër do të jem unë. Te mbledhja e parë nuk isha sepse kam larë dhe pastruar shumë dhe kisha një dhimbje të shpatullës dhe isha te doktori për të bërë një kontroll por nuk ka asgjë. Vasili është më adapti për problemin e pandemisë apo menaxhimit të situatës të kësaj situate, sepse pa pasur kompleksin e modestisë, është një nga mjekët më të mirë që ka Shqipëria për menaxhimin e situatave të tilla. Kur ka qenë ministër i Shëndetësisë e njëjta situatë ka qenë si tani, kanë qenë vdekje më të mëdha, por menaxhimi që u bë ka qenë perfekte. Vasili është më i sakti për këtë gjë, secili duhet të marrë rolin e tij. Më vjen keq për Ramën se është bërë, infermier, xhandar, polic trafiku, edukator, mësues….më vjen keq se abuzojnë dhe shfrytëzojnë aq shumë imazhin e tij. Pak inati i karantinimit dhe krijon lodhje. Edhe politikanët duhet të shprehen secili sipas fushës. Te mbledhja e kaluar kemi qenë në kontakt me grupin. Vasili e kupton edhe një çikë më mirë këtë punë, se unë jam i cik më agresive”, – tha Kryemadhi.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV