Rama u pëgjigjet akuzave: Dakord dua të vendos komunizimin, po botën e shihni?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një video të drejtëpërdrejtë me ndjekësit e tij në Facebook iu përgjigj akuzave se është duke vendosur një sistem komunist, për të cilën tha se vendim të tilla nuk është duke e marrë vetëm Shqipëria, por e gjithë bota.

Duke marrë shkak nga ngjarja e djalit që kishte infektuar prindërit e tij në Mirditë, kryeministri tha se prindërit janë gjëja me shtrenjtë dhe ndaj duhet të jemi më të kujdesshëm mos ti fusim në një luftë ku ka rrezik jete.

Dhe një herë Rama ka këshilluar të gjithë qytetarët të tregohen të kujdesshëm për të mbrojtur veten dhe familjen.

“Mirë unë që dua të vendos sistemin komunist, dakord! Po jashtë nuk shihni çfarë ndodh? Televizor nuk keni? Po atë mrrokllën e keni, nuk e përdorni për të parë çfarë ndodh në botë? Prindërit janë gjëja më e shtrenjtë dhe nuk mund t’i fusim në një luftë ku e kanë shumë të vështirë për të parë gjallë. Nga ata dënglat se do shkojë djali atje se shteti i ka braktisur. Ja u bënë 6 javë, keni dëgjuar të vdesë ndojnë për bukë?

Ai solidaritet që i ka karakterizuar shqiptarët, është edhe solidariteti i shtetit me të gjitha të metat edhe më abuzimet që mund të ketë lart e poshtë e nuk i përjashtoj. Pakot i monitorojmë të gjithë. Ka filluar xhiroja e dytë dhe e tretë në çdo familje. Do hapemi dhe do fillojmë të dalim në plazhe? Jo, jo! Zoti të ka dhënë mëndjen të mendosh dhe të mbrosh veten dhe prindërit.”,  është shprehur Rama.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV