Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në formën e videokonferencës më 6 maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Samiti i Zagrebit, që ishte dashur të zhvillohej më 6 dhe 7 maj në Zagreb, do të zhvillohet në formën e videokonferencës për shkak të karantinës.

Këtë e konfirmoi në Bruksel, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidenca kroate e Bashkimit Evropian.

Për këtë datë janë marrë vesh shefat e shteteve apo qeverive të BE-së të cilët të enjten kanë zhvilluar samitin e tyre për të shqyrtuar masat për rimëkëmbjen ekonomike të BE.së pasi të kaloj kriza e pandemisë së Korona virusit.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kanë diskutuar në një bisedë telefonike të mërkurën për datën e konferencës në nivelin më të lartë të 27 shteteve të BE-së dhe 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ideja për zhvillimin e samitit të Zagrebit ishte përmendur para një viti dhe Kroacia donte në këtë mënyrë të rikujtonte zotimet që BE-ja i kishte dhënë për Ballkanin Perëndimor në samitin e Zagrebit në vitin 2000.

Në 20 vjetorin e atij samiti Kroacia dëshironte që BE-ja të dëshmoj përkushtimin për vazhdimin e procesit të zgjerimit dhe ti jep një shtytje të re këtij procesi.
Kroacia, së bashku me Komisionin Evropian, ishte angazhuar fuqishëm që të arrihej pajtimi për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim u miratua para disa javësh dhe shihej si një sukses i cili do ta lehtësonte edhe zhvillimin e suksesshëm të samitit të Zagrebit.

Edhe pse në rrethana të reja, pa praninë fizike, zhvillimi i këtij takimi nga BE-ja vlerësohet si dëshmi e përkushtimit për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Pos vazhdimit të procesit të zgjerimit pritet që në këtë video-konferencë me shtetet e Ballkanit Perëndimor të diskutohet edhe përballja me pandeminë dhe nevojën që edhe këto vende të kyçen në përpjekjet e përbashkëta me përballjen me pasojat./Fjala.al/Burimi: europeanwesternbalkans

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV