Covid-19/ Komisioni i Ekonomisë miraton Aktin Normativ për faljen e gjobave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, ka miratuar sot Aktin Normativ “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Akti në fjalë ka si qëllim jo vetëm faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së parë të infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, por dhe kthimin e lejeve/licencave dhe të mjeteve të bllokuara, në zbatim të ketyre masave administrative.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë Ministri i Shtetit për Rindërtimin, njëkohësisht koordinator në luftën kundër COVID-19, Arben Ahmetaj informoi se, marrja e kësaj nisme vjen si pasojë e ndryshimeve që Kuvendi i Shqipërisë bëri së fundmi në Kodin Penal.

“Kodi Penal parashikon sanksione penale me gjobë ose burgim në rastet e moszbatimit ose kryerjes së veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative”- u shpreh Ahmetaj./Fjala.al/

Të fundit

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale,...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet që paraqet AI. Në një...

Lajme të tjera

Web TV