Covid-19/ Vdiq 6 ditë pas lindjes, 29-vjeçarja e pa të birin vetëm në një foto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua ka vdekur nga koronavirus vetëm disa ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj, pa mundur të mbajë kurrë djalin e porsalindur.

Fozia Hanif, filloi të kishte simptoma dhe testoi pozitive për sëmundjen pak para ditëlindjes së saj të 29, duke u detyruar të lindë para kohe djalin e saj, Ayaan, në fillim të këtij muaji.

Vetëm gjashtë ditë pas lindjes, familjes së Hanifit iu dha lajmi shkatërrues se ajo nuk do të shërohej dhe ventilatori i saj do të fikej.

Ajo e pa djalin e saj të porsalindur në një fotografi që ia bënë infermierët në spitalin e Birmingham Heartlands, me familjen e saj duke e përshkruar atë si një moment “të lumtur”.

“Ajo ishte vërtet e lumtur, ajo mori foton e foshnjës që ata bënë për të,”, tha bashkëshorti i saj.

“Ajo po e mbante dhe thoshte ‘shiko se është foshnja jonë  dhe ne do të kthehemi së shpejti në shtëpi…’ kjo është hera e fundit që unë fola me të.”, shtoi ai.

“Ajo na dërgonte mesazhe duke na thënë ‘oh nuk e kam parë ende foshnjën’ dhe unë i thoja ‘mos u shqetëso për këtë, kur të vish në shtëpi do të kthehesh bashkë me të, dhe ne të gjithë do ta shohim  bashkë,” tha motra e saj, Sophie Hanif.

Fillimisht Hanifi, e cila e lindi djalin e saj më 2 prill, tregoi disa shenja përmirësimi ndaj virusit duke e transferuar atë në një tjetër repart. Por, gjendja e saj u përkeqësua shpejt dhe ajo u transferua në terapi intensive

Hanif ishte në spital për një kontroll rutine të shtatzënisë, kur ajo kuptoi se kishte temperature, jo shumë të lartë. Megjithatë, stafi i spitalit vendosi t’i bëjë disa teste. Më vonë, atë e lanë të dalë, kur  festoi edhe ditëlindjen e saj të fundit me familjen.

Lexo edhe :  Turqia i mbyll dyert Izraelit

Megjithatë, ndërsa ishte në shtëpi gjendja e saj shpejt filloi të përkeqësohej, dhe ajo u dërgua përsëri në spital, e izoluar nga familja e saj dhe u fut në një ventilator.

Burri i saj tha: “Ata thanë që ne do ta mbajmë atë këtu për të parë se çfarë ka dhe do t’i bëjmë një test Covid dhe ata e mbajtën atë për dy ditë. Testi rezultoi pozitiv. Të nesërmen na thanë se rasti ishte i lehtë dhe se ju mund të shkoni në shtëpi. Por, pas katër ditësh qëndrimi në shtëpi, ajo pati vështirësi në frymëmarrje dhe ne thirrëm ambulancën”.

Në një fazë familjes së saj iu tha që gjendja e saj po përmirësohej dhe ajo do të dërgohej në repartin e shërimit.

Babai i saj tha: “Kjo na dha shpresë të duhur, u emocionuam. Ata e çuan në repartin e rimëkëmbjes, ata i dhanë telefonin, ne në të vërtetë i folëm.”/Panorama

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV