Merkelmania/ “Një udhëheqëse e vërtetë. Bravo i koft valla!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për kancelaren Merkel po shkruhet e flitet aktualisht më mirë se kurrë më parë. Jo vetëm në Gjermani, por edhe në mjaft vende të botës, madje jashtë vendit edhe më shumë.

“Mediat në Izrael”, thotë Amichai Stein për Deutsche Wellen, “e konsiderojnë atë si një nga personalitet udhëheqëse më të forta në të gjithë botën”. Stein është korrespodent diplomatik për KAN, televizionin publik të Izraelit. Sipas Stein në Izrael Merkel vlerësohet si një figurë udhëheqëse “e cila e kupton situatën dhe di t’ua shpjegojë atë qartë njerëzve”.

Vlerësimi nga Izraeli përkon me komentet e mediave, vlerësimet politike apo komentet në mediat sociale në të gjithë botën. Gazeta “New Zealand Herald” shkruante se Gjermania dhe Merkel kanë dalë “fituese” gjatë krizës dhe janë “model ” me strategjinë e tyre në luftën kundër pandemisë.

“Një udhëheqëse e vërtetë”

Në një koment për “Clarin”, gazeta e përditshme më e lexuar në Argjentinë komentatori Ricardo Roa shkruan se ” 65 vjeçarja, doktore në fizikë, bijë e një pastori luteran dhe një mësueseje të latinishtes”, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, është një grua që, edhe pas 15 vjetësh në krye të një fuqie madhore, sillet “si një njeri normal” edhe tani gjatë krizës së koronës. Merkel shkruan ai është ndër politikanët e pakët në mbarë botën që “drejton, komunikon me saktësi shkencore, transmeton qetësi dhe pas çarmatos histeritë”. Roa thotë se kancelarja Merkel udhëheq me “me kthejlltësi dhe vendosmëri dhe përpiqet që t’i zgjidhë problemet dhe jo të shfrytëzojë problemet për të nxjerrë përfitime politike”.

Merkeli si pikturë murale në Binish, Siri

Lëvdatat dhe vlerësimet në mediat ndërkombëtare tregojnë se mënyra se si udhëheq vendin kancelarja Merkel është bërë një gjë e rrallë në botë. “Një udhëheqëse e vërtetë”, përfundoi komentatori nga Argjentina, duke kritikuar indirekt politikanët në Amerikën Latine. Kjo vlen edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe. Kushdo që lexon shkrimet e tanishme të “The Atlantic”, “Forbes” ose “New York Times”, has një lëvdata për Merkelin, në të cilat kritikohet indirekt presidenti Trump.

Lexo edhe :  Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

“Bravo i koft valla!”

Edhe mjaft kolegë nga Deutsche Welle që ndjekin komentet në rrjetet sociale në shumë gjuhë konstatojnë këto ditë se njerëz shprehin respekt për kancelaren Merkel. Kështu ndjekësja e DW shqip Aida Rramanaj shkruan “bravo i koft valla 1 shtet e man e vetmja femer qe din me udheq shtetin e vet e nuk e vjedh, te lumt je femer me vler per mendimin tim.” Kurse Claudio Hulio Mia shkruan “Kjo është grua e hekurt.” Philbert Jonathan Kyenshambi nga Tanzania shkruan në twitter se kancelarja gjermane “kapi momentin në luftën kundër Coronës”, kurse Alistide Elias Byamungu nga Afrika e Jugut shkruan: “Urime, kancelarja Angela Merkel!”/DW

Të fundit

“Gaza, një nga episodet më të errëta” Sánchez: Përgjigja e Evropës ka qenë një dështim

Standardet e dyfishta të Evropës dhe Perëndimit mbi luftërat në Ukrainë dhe Gaza kërcënojnë të minojnë pozicionin e saj...

Qetësia në pavarësi: Fondi i pensionit në SIGAL si mundësi

Pavarësia financiare në moshën e pensionit nuk është e lehtë, por ajo pavarësi garanton qetësinë dhe mbarëvajtjen e moshës së tretë. Në Shqipëri vendimmarrjet e...

Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke vlerësuar bukurinë e biodiversitetit që ofrojnë ato. “Buqetë pamjesh nga shpendët e ujit, protagonistë...

BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

“Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës...

Hidhet shorti, Irena Gjoka caktohet gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen e Ilir Metës

Gjyqtarja Irena Gjoka është caktuar me short për të shqyrtuar çështjen për kalim ose jo për gjykim, në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV