Epike/”I bëra të gjitha punët, a të dal pak?”, burri i shkruan Ramës, ja përgjigja që i jep kryeministri

Edi Rama, kryeministri i vendit ka vendosur që të dielën paradite do të dalin nënat dhe fëmijët, duke i lënë burrat në shtëpi.

Me ironi, ai ka thënë që përveçse burrat duhet të rrinë në shtëpi, duhet të bëjnë e punët e shtëpisë. Një burrë i ka komentuar kryeministrit ku i thotë se i ka zbatuar të gjitha rregullat.

Në fund pasi i tregoi ç’kishte bërë i ka kërkoi leje që të dalë. Mirëpo komenti i Ramës ishte epik, i cili i tha të mos lëvizë nga vendi dhe të fillojë me larjen e xhamave.

Replikat:

Komentuesi: Mirëmëngjes zoti kryeministër. Sipas rregullave që ju keni vendosur për sot i zbatova të gjitha. Pastrova shtëpinë, lava pjatat, rregullova rrobat dhe kam bërë dhe kam gati edhe gjellën për drekë. Me lejen tënde të dal dhe unë pak jashtë.

Rama: Mos luaj vendit dhe fillo e laj xhamat.