“Janë kohë të vështira”, mjeku Kalo mesazh politikanëve: Bëni më pak politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tritan Kalo, mjeku i njohur ka një mesazh për politikën shqiptare, ku i kërkon të bëjnë më pak politikë në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit.

Kalo shprehet se vendi po kalon kohë jo të lehta, dhe kohë të tilla kërkojnë përditë e më shumë profesionalizëm, punë dhe përkushtim.

Reagimi:

KOHA COVIDIANE kërkon nga të gjithë JU sëra e politikbërësve MË PAK Politikë për politikë si dhe për përftime politike, qoftë nga Mazhoranca po ashtu edhe nga Opozita….Po kalojmë kohë jo të lehta, dhe kohë të tilla kërkojnë përditë e më shumë: 1- PROFESIONALIZËM, 2- PUNË e 3- PËRKUSHTIM, si e vetmja PPP të cilën unë dhe sëra ime e MANTELBARDHËVE njeh dhe mbështet fuqishëm….”SHQIPËRIA NUK BËHET PA SHQIPTARËT” – shprehej dikur Rilindasi i vërtetë, Sami Frashëri….NUKU jemi miliarda që të mos përpiqemi të vetëmbrojmë jetët tona….JETA E ÇDO SHQIPTARI është e shtrenjtë, e paçmimtë….NËSE ne vetë nuk e rrisim përgjegjësinë ndaj vetëvetes, do të mundet të infektohemi më lehtë nga kjo “FLAMË MBARËBOTËRORE”…. JU DUAM SHUMË dhe ju konsiderojmë secilin prej jush si një nga pjestarët e familjeve tona…..JEMI aty për ju në linjën e parë të përballjes me sfidën COVID-19….NE BASHKË DO TË MUNDET TË JA DALIM MBANË, por BASHKË e vetëm BASHKË!!!

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Prokuroria e Elbasanit kërkon pamjet nga disa qendra votimi

Prokuroria e Elbasanit është duke kryer një hetim në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Prokuroria ka kërkuar nga KQZ...

200 euro për 2 shtretër dhe 1 çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit

Edhe të tjerët kanë det: kryeministri kroat me dëshpërim apelon te operatorët turistikë dhe gastronomia për përgjegjësi në politikat e çmimeve. Gazeta e njohur...

Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në...

Çfarë fitojmë nga fatura e qumështit?

Fatos Çoçoli Nga e hëna 14 korrik 2025, inspektorë të tatimeve, në bashkëpunim me punonjës të bashkisë dhe me policinë bashkiake, kanë nisur kontrollet në...

Detyroi pilotët të bëjnë ulje emergjente, kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët

I riu në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një sherri me stjuardesën gjatë një...

Lajme të tjera

Web TV