Nesër hapen gjykatat, ja si dhe ku duhet të paraqiten qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër pritet të rifillojë veprimtaria e shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë. Të gjendur në këtë situatë karantine, qytetarët mund të pyesin si do të paraqiten ata në gjykata kur lëvizja lejohet vetëm me autorizim?

KLGJ-ja sqaroi se qytetarët mund të paraqiten në gjykatë vetëm nëse kanë një çështje të ngutshme, kur diçka e tillë u është komunikuar prej personelit të gjykatës. Nëse nuk u kanë kontaktuar nga gjykata, komunikoni me gjykatën nëpërmjet telefonit/postës elektronike (e-mail), përpara se të paraqiteni fizikisht pranë saj.

Këshilli i Lartë Gjyqësor gjithashtu u kërkoi gjykatave zbatimin në mënyrë rigoroze të masave të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19. “Në këto masa përfshihen dezinfektimi, pastrimi i rregullt, mbajtja e distancës prej 2 metrash midis të gjithë individëve në gjykatë, si midis personelit gjyqësor, ashtu edhe përdoruesve të gjykatës, marrja e masave për pajisjet mbrojtëse personale, si maska, doreza, etj. Në lidhje me këto, Këshilli po përgatit rregulla të hollësishme”.

Megjithatë KLGJ-ja thekson se seancat gjyqësore të çështjeve administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme vazhdojnë të jenë të pezulluara në të gjitha gjykatat. Afatet për ngritjen e padive, për paraqitjen e ankimeve si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural në çështjet administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme vazhdojnë të jenë të pezulluara.

Të fundit

Turistja humb kontrollin dhe rrëzohet nga parashuta, transportohet në spital

Një turiste ka mbetur e lënduar në Vlorë. Ajo ka qenë duke fluturuar e vetme me një parashutë, kur ka...

Diplomatët evropianë nuk pajtohen për vend-takimin e mundshëm Trump-Zelensky-Putin

Në varësi të asaj se si do të shkojë takimi i sotëm, Sky News kupton se diplomatëve evropianë u është kërkuar nga homologët amerikanë...

Një paqe me dhimbje, ose një luftë e gjatë – Nuk ka alternativë tjetër

Sot bëhet fjalë për luftë ose paqe në Ukrainë – dhe rrjedhimisht edhe në Evropë! Në samitin presidencial në Uashington mes Donald Trump dhe...

Nga qiratë sociale te banesat me kosto të ulët, ndryshon programi për familjet në nevojë!

Në një kohë kur çështja e strehimit po bëhet gjithnjë e më problematike për mijëra familje shqiptare, veçanërisht në qytetet e mëdha, Ministria e...

Zbulimi i rrallë në “zemër” të xhunglës meksikane

Në zemër të xhunglës së Chiapas-it, Meksikë, arkeologët kanë zbuluar Sak-Bahlán, një qytet të humbur që për më shumë se një shekull shërbeu si...

Lajme të tjera

Web TV