Vdes nga koronavirusi 60-vjeçari nga Tirana, shkon në 28 numri i viktimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Ai ka qenë nën kujdesin e mjekëve i vendosur në terapi intensive.

60-vjeçari nga Tirana nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e koronavirusit, edhe pse ka qenë në terapi intensive i vendosur në oksigjen, raporton News 24.

Vdekja e 60-vjeçarit e ka çuar në 28 numrin e viktimave, edhe pse rasti i fundit mbetet i pakonfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë dje u shënuan edhe 34 raste të reja infektimi.

Ky është numri më i lartë i infektimeve të reja që regjistrohet brenda një dite në vendin tonë. Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 ka arritur në 712.

18 prej rasteve pozitive të publikuara janë në qytetin e Krujës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 247 persona të dyshuar me COVID-19.

Edhe pse ka një numër të lartë të rasteve sot, pjesa më e madhe janë asimptomatikë, pra pa shenja të sëmundjes dhe kryesisht janë kontakte të rasteve positive të mëparëshme.

Vijon hetimi epidemiologjik në vatrën e Krujës, ku janë zbuluar 18 raste, të gjitha janë kontakte të rasteve të zbuluara para disa ditës. Sic është edhe një rast në Mat, kontakt i një prej rasteve pozitive të Krujës që lidhet me vatrën në fasoneri.

Nga asnjë fasoneri tjetër nuk kemi deri më sot asnjë rast simptomatik. Kjo tregon qartë se në këtë përballje me coronavirusin, rolin kryesor e luan sjellja jonë në raport me rregullat.

Lidhur me rastet e tjera të identifikuara në 24 orët e fundit, 6 raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë 2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.

Lexo edhe :  Dash Sula ironizon Lapajn: "Po vuan atë që të paralajmërova"

Deri në këto momente janë testuar 7015 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 712 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 403.

Aktualisht në vendin tonë 282 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, nga të cilët 1 është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intibuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë. Pra ka një numër të qëndrueshëm të të shtruarve në spitale dhe në terapinë intensive.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Mat dhe zgjerohet në Krujë, Tiranë, Kukës, Kurbin, Berat, Fier, dhe Lushnje.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë 289 raste

Shkodër 103 raste

Krujë 83 raste

Durrës 42 raste

Fier 37 raste

Kurbin 31 raste

Korçë 19 raste

Elbasan 18 raste

Kukës 18 raste

Lezhë 14 raste

Has 14 raste

Kavajë 9 raste

Lushnje 7 raste

Vlorë 5 raste

Pukë 5 raste

Mirditë 5 raste

Rrogozhinë 4 raste

Tropojë 4 raste

Berat 3 raste

Mallakastër 1 rast

Mat 1 rast

Të fundit

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Lajme të tjera

Web TV