A është racist termi zezak? Në Twitter me mijëra reagime për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Termi zezak nuk është racist, varet si e përdor.” Është ky koment i bërë në vitin 2016 në Twitter nga një vajzë shqiptare, që është rikthyer sërish në vëmendje të përdoruesve të rrjetit social. Një tjetër person ka publikuar së fundmi komentin e vajzës shqiptare dhe krahas tij i ka vendosur kuptimin që i jep në anglisht një fjalor në internet fjalës zezak: “ni***r” – term racist i përdorur për njerëzit me ngjyrë në SHBA.

“Nuk mund të gjeni justifikim për këtë”, shkruan i njëjti person që ka publikuar komentin e shqiptares.

Reagimi i tij ka marrë deri më tani gati 11 mijë pëlqime dhe është rishpërndarë nga pothuajse 3 mijë persona të tjerë.

Por a është raciste fjala zezak? Shqiptarët mundohen ta shmangin sa më shumë përdorimin e këtij termi, megjithatë në fjalor përdoret për njerëzit me ngjyrë dhe zyrtarisht nuk është një term racist. Edhe në media përdoret fjala zezak edhe pse gazetarët mundohen ta shmangin sa më shumë për të mos krijuar keqkuptime.

Në Twitter ka gjithashtu reagime të shumta nga shqiptarët, të cilët shpjegojnë te postimi i mësipërm përse zezak nuk është fjalë raciste.

“Ju mund të shihni se prapashtesa –ak tregon origjinën dhe mund të kthejë shumë emra në mbiemra”, shkruan Deni Hoxha, student shqiptar në Harvard.

“Unë nuk e di kontekstin që është përdorur, por vetë fjala nuk nënkupton “fjalën N”. Çdo racizëm nga shqiptarët apo kushdo tjetër është i papranueshëm, por gjithashtu nuk duhet të shpërndajmë dezinformim”, shton ai.

Komentues të tjerë zezakë shkruajnë se në këtë rast duhet të merren në konsideratët shpjegimet që japin vetë shqiptarët dhe jo të besohen përkthimet që bëhen në faqe të ndryshme në internet.

Të fundit

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë...

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi, Policia...

Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe...

Lajme të tjera

Web TV