Racizmi grek çon në grevë urie 30 shqiptarë në burgun e Korfuzit: Po diskriminohemi…..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

30 shqiptarë i janë bashkuar një greve urie në burgun e Korfuzit në Greqi pasi pretendojnë se kushtet në të cilin vuajnë dënimet përkatëse janë nën standartin e duhur.

Greva e urisë sot është në ditën e saj të katërt, ku të burgosurit ripërsërisin thirrjen ndaj autoriteteve greke për përmirësimin e infrastrukturës, si dhe lejimin e lirimit me kusht sipas ligjit.

Të burgosurit shqiptarë shprehen se stafi i burgut ka një sjellje rraciste ndaj tyre dhe thekson se greva e urisë nuk do të ndalojë deri në plotësimin e kërkesave.

Ndër të tjera, të burgosurit shqiptare i bëjnë apel edhe shtetit shqiptar që të interesohen pranë autoriteteve greke që kërkesat e tyre të plotësohen siç e parashikon ligjin.

“Po të marr nga burgu i Korfuzit, jemi këtu e një javë në grevë urie për ligjet që nuk na i zbatojnë dhe të drejtat e lirimit, e para. Lejen e plotësojmë dhe nuk na e japin.

Vonesat na i bëjnë në ekstrem, dënimet në maksimum padrejtësisht. Sidomos ne të huajve na sillen çnjerëzore fare. Grekëve lejen ua japin direkt. Ministri i Drejtësisë të bëjë lëvizje. Nuk i çojnë letrat tona”, deklarojnë ata./O.S

 

Të fundit

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë, Spiropali: Mesazh i fuqishëm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur miratimin e raportit mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023...

Shembjet në Theth/ Berisha: Krim i shëmtuar, janë kabina pa themel

Sali Berisha u ka dalë në mbrojtje banorëve të Thethit, të cilët protestuan sot kundër aksionit të prishjes së objekteve pa leje në zonë. Në...

Darka e Mbretit Charles, Macron i shkel syrin Kate Middleton

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një vizitë një ditë më parë në Britaninë e Madhe. Gjatë darkës shtetërore të organizuar nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla...

Kërkimet vazhdojnë, rritet bilanci i tragjedisë në Teksas, 111 viktima dhe 172 të humbur

Tragjedia në Teksas të Shteteve të Bashkuara vazhdon që të rëndohet. Të paktën 111 persona humbën jetën dhe mbi 172 të tjerë rezultojnë të...

Po fejohet?, Xheneta Fetahu ndan lajmin e befasishëm me ndjekësit

Lajme të papritura vijnë nga finalistja e BBVK3, Xheneta Fetahu. Me shumë gjasë, ajo është fejuar! Kjo lihet të kuptohet nga postimi i fundit në...

Lajme të tjera

Web TV