E rëndë/ 81-vjeçari bie nga lartësia e banesës, vdes në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme, në zonën e Kombinatit.

Një 81-vjeçar ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe ka ndërruar jetë.

Dyshohet se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.04.2020, rreth orës 12:10, në rrugën “Mustafa Krantja”, në Kombinat,ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi S.T., 81 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.