Fatos Lubonja: Nuk njohim Këshillin Teknik. Pipero, pjesë e linjës së qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Fatos Lubonja ka ngritur dyshime sa i përket përbërjes së atij që quhet Këshilli Teknik dhe që, sipas kryeministrit, ka hartuar dhe po ndjek strategjinë e luftës me koronavirusin.

Në studion e ‘News 24’, Lubonja theksoi se askush nuk e njeh përbërjen e Këshillit Teknik dhe se kush është kryetari i tij. “Mos ndoshta këta janë hije të Ramës?”, pyeti analisti.

Lubonja kritikoi edhe mjekun e Spitalit Infektiv, Pëllumb Pipero, për të cilin tha se ka ndjekur të njëjtën linjë me qeverinë.

“Këtu nuk ka një mendim ndryshe. Edhe Trump-it po i dalin shkenctarët kundra për gjera të caktuar, ndërsa këtu na flasin të gjithë në unison. Edhe ai Pipero që e nxjerrin shpesh, edhe ai sipas linjës së qeverisë ka folur. Jo thotë, nuk ka nevojë për shumë teste dhe mundohet të shpjegojë atë kurbën, ndërkohë që OBSH thotë sa më shumë teste”, u shpreh Lubonja.

Fatos Lubonja bëri thirrje që të publikohen emrat e anëtarëve të Këshillit Teknik, të cilët, sipas kryeministrit, po marrin masat për të gjithë shqiptarët.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV