Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero është shtruar me urgjencë në QSUT. Bëhet me dije se Pipero ka shfaqur probleme të insultit cerebral trombotik (kur një enë gjaku që mban oksigjen dhe lëndë ushqyese për trurin, bllokohet nga një fluks apo mpiksje gjaku, duke mosfurnizuar trurin me oksigjen).
Në ambientet e QSUT kanë shkuar dhe kolegët e tij për t’i dhënë ndihmën e parë. Pipero aktualisht po vijon të marrë kurim tek në spital.
Theksojmë se mjeku Pipero në kohën e pandemisë dilte vazhdimisht për t’u dhënë këshilla qytetarëve si të përballonin Covid-in.