Fotografohet ylli muzikës duke ndihmuar një të pastrehë në rrugët e Los Angelos

Këngëtari i njohur në mbarë botën John Legend  dhe bashkëshortja e tij Chrissy Teigen janë duke u izoluar në shtëpinë e re në Los Angeles të Kalifornisë. Por Legend ka dalë jashtë shtëpisë së tij për të shëtitur në rrugët e Hollywoodit në Los Angeles ku është fotografuar  duke i dhënë lekë një burri të pastrehë.

Ai ishte duke bërë një pushim nga rutina e izolimit, por ai njihet edhe për natyrën e tij të dashur dhe të ndjeshme.

Izolimi nuk e ka bërë këngëtarin të heq dorë nga muzika pasi ai bën  koncerte duke kënduar nga shtëpia e tij në live në Instagram.