Prrenjas/ Gjendet pajetë, i varur në tel një 28-vjeçar (emri)

Një 28-vjeçar me emrin Florian Albrahimi është gjetur i varur në tel në vendin e quajtur “Ura e Hakës”, e njësisë administrative Stravaj.

I riu, i cili banonte në tek të afërmit e tij në Stravaj, u gjet  pajetë nga banorë të zonës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e ngjarjes, megjithatë dyshimet e para janë për vetëvrasje.

28-vjeçari ishte baba i një foshje 6 muajshe dhe jetonte në kushte shumë të mira në qytetin e Përrenjasit.

Policia e Prrenjasit është nisur menjëherë për në vendngjarje, për të bërë hetimin e ngjarjes dhe zbulimin e plotë të vdekjes së 28-vjeçarit. /Fjala.al/