VIDEO/ Pamje nga vendi ku u gjet i vrarë rapsodi Kol Murrani dhe një person tjetër

Kanë dalë pamje të vendit ku u gjet i vrarë me armë zjarri rapsodi i mirënjohur në Lezhë, Kol Murrani dhe shtetasi tjetër Preng Simoni, ku aktualisht ndodhet për zbardhjen e ngjarjes policia.

https://youtu.be/ryC0aAVuMd8

Viktimat të dy rreth moshës 60-vjeçare u gjetën të vdekur në zonën e quajtur Lalm i vjetër. Trupat e pajetë të dy viktimave janë gjetur nga djali i njërit prej tyre, i cili më pas ka lajmëruar edhe policinë. Nga të dhënat e para dyshohet se viktimat mund te jenë vrarë që paraditen e sotme.

Ndër vite fshati Lalm i Vjetër, ku u gjetën trupat e viktimave, njihet si zonë e kultivimit të lëndëve narkotike.

Ndërsa ritheksojmë se Kol Murrani  ishte mjaft i njohur në zonë me këngët e tij të shumta si dhe ka marrë pjesë ne festivalet e zonës dhe rajonit të veriut./Fjala.al/

Ngjarje e rëndë në Lezhë, gjenden të vdekur dy persona (emrat)

Njëri nga viktimat në Lezhë kishte qenë rapsodi i njohur në zonë, detaje të reja

VIDEO/ U gjet i vrarë me armë, dëgjoni një këngë të rapsodit Kol Murrani