VIDEO/ U gjet i vrarë me armë, dëgjoni një këngë të rapsodit Kol Murrani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lezhës, ku rapsodi i mirënjohur në zonë, Kol Murrani dhe një shtetas tjetër me emrin Preng Simoni u gjetën të vrarë me armë zjarri në zonën e quajtur Lalm i Vjetër. Ai ka kënduar këngë të shumta, por një nga më të dëgjuarat është ‘Kënga e Kurbetit’, të cilën e ka realizuar me Bardhok Dedën.

Murrani është mjaft i njohur në zonë me këngët e tij të shumta si dhe ka marrë pjesë ne festivalet e zonës dhe rajonit të veriut.

Trupat pajetë të dy viktimave janë gjetur nga djali i njërit prej tyre, i cili më pas ka lajmëruar edhe policinë. Nga të dhënat e para dyshohet se viktimat mund te jenë vrarë që paraditen e sotme.

Ndër vite fshati Lalm i Vjetër, ku u gjetën trupat e viktimave, njihet si zonë e kultivimit të lëndëve narkotike./Fjala.al/

Ngjarje e rëndë në Lezhë, gjenden të vdekur dy persona (emrat)

Njëri nga viktimat në Lezhë kishte qenë rapsodi i njohur në zonë, detaje të reja

Të fundit

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do të jetë gjithnjë e më...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Lajme të tjera

Web TV