Arrestohet autori i vrasjes së dyfishtë në Lezhë/Në kërkim edhe i vëllai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së dyfishtë në Lezhë, ngjarje e ndodhur pasditen e së martës në fshatin Lalm i Vjetër.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se ai është Aleksandër Perdoda, ndërsa ka shpallur në kërkim vëllain e tij.

Ditën e djeshme, Kol Murrani, rapsod i njohur në zonë dhe Preng Simoni u vranë dje në mesditë dhe trupat e tyre janë gjetur pa shenja jete rreth orës 16:00.

Si motiv për ngjarjen dyshohet te këtë qenë një konflikt pronësie për një toke are në fshatin Lalm.

Nisur nga këto të dhëna ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për ngjarjen 41-vjeçari Aleksandër Përdoda, banor i fshatit Lalm, i cili tashmë është arrestuar.

Kol Murrani nuk rezulton me të shkuar kriminale dhe njihet nga shumë banorë të zonës.

Siç u raportua edhe dje, Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra.

Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë.

Kjo e fundit, pasi shkoi në vendngjarje, ka gjetur afër vendit të krimit edhe një motorr që dyshohet se i përket autorit të krimit, ndërsa në zonë është gjetur edhe një korrëse bari.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në pyllin e fshatit Lalm Lukaj, Lezhë, ku u gjetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Kol Murrani dhe Preng Simoni, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, i përbërë nga specialistët e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Në ndihmë të Policisë vendore shkuan edhe grupe të FNSH Shkodër.

Lexo edhe :  Shërbime dentare me preparate të skaduara/ Arrestohen 2 dentistë, procedohen 12 të tjerë

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, u bë i mundur sigurimi i provave për autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi Aleksandër Përdoda, 40 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, person me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

Bazuar në prova të arsyeshme, Policia bëri kapjen dhe shoqërimin e shtetasit Aleksandër Përdoda e në përfundim të veprimeve u bë ndalimi i këtij shtetasi, për veprën penale “Vrasja”. Po në lidhje më këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi E. Përdoda, i cili dyshohet se ka ndihmuar të vëllanë për fshehjen e provave.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se ky shtetas i ka qëlluar me armë për arsye pronësie, pasi pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi është pronë e tij. Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e shtetasit E. Përdoda, si dhe vijon kontrollin e territorit përreth për gjetjen e armës së krimit.

Të fundit

Mrekullitë e detit, 5 destinacione për zhytje në Evropë

Bregdetet e Evropës ofrojnë destinacione të shumta me dukshmëri të mirë dhe ekosisteme të larmishme, ku mund të humbisni...

Shabani provokon sërish Lapajn: Nuk doli daja im deputet, por motra jote

Endrit Shabani i Nismës Thurrje ka reaguar pasi KQZ i dha mandatin e deputetes Kleana Xhuvelit nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”. Në një reagim në...

5% tatim, rivlerësimi i pronave do të nisë vitin e ardhshëm

Fushata e rivlerësimit të pronave do të nisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Tatimi që do të paguhet në rast të shit-blerjes...

Kleana Xhuveli përkohësisht deputete, u rrit që 8 muajshe nga prindërit e Lapajt

Kleana Xhuveli është zyrtarisht deputete e "Shqipëria Bëhet" për mandatin e ardhshëm legjislativ. Ajo nuk ishte kandidate e listës së hapur të këtij subjekti...

Divorc? Gruaja serbe e Schweinsteiger e kupton pas 9 vitesh se ka dallime me burrin

Ish-tenistja serbe Ana Ivanovic ka njoftuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Bastian Schweinsteiger, ish-futbollist dhe kampion bote me kombëtaren gjermane. Lajmi është konfirmuar nga...

Lajme të tjera

Web TV