Dalin provat bindëse/SHBA nxjerr tri videot që tregojnë UFO-t

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar video të shkurtra që tregojnë “fenomene ajrore të paidentifikuara” që më parë ishin publikuar nga një kompani private.

Në pamjet e nxjerra nga Pentagoni shfaqen objekte të panjohura fluturuese që lëvizin me shpejtësi ndërsa regjistrohen nga kamerat infra të kuqe.

Dy nga videot përmbajnë anëtarët e shërbimit që reagojnë me frikë se sa shpejt lëvizin objektet. Një zë spekulon se mund të jetë dron. Sipas CNN, Marina ka pranuar vërtetësinë e videove në shtatorin e vitit të kaluar.

Sipas zëdhënëses së Pentagonit, Sue Gough, pamjet publikohen zyrtarisht tani, “në mënyrë që të sqarohet çdo ide e gabuar nga publiku nëse pamjet që kanë qarkulluar janë të vërteta, apo nëse ka një apo më shumë video”,

“Pas një rishikimi të plotë, departamenti ka përcaktuar se lëshimi i autorizuar i këtyre videove të paklasifikuara nuk zbulon ndonjë aftësi apo sistem të ndjeshëm”, tha Gough në një deklaratë, “dhe nuk imponon asnjë hetim të mëvonshëm të ndërhyrjeve ushtarake të hapësirës ajrore nga fenomene të paidentifikuare ajrore”.

Videot u publikuan për herë të parë midis dhjetorit 2017 dhe marsit 2018 nga “To The Stars Academy of Arts & Sciences”, një kompani që thotë se studion informacione rreth fenomeneve ajrore të panjohura.

Në vitin 2017, një nga pilotët që pa një nga objektet e paidentifikuar në vitin 2004 i tha CNN se ai lëvizi në mënyra që ai nuk mund ta shpjegonte.

Ndërsa u afrova me të … ai u përshpejtua me shpejtësi në jug, dhe u zhduk në më pak se dy sekonda”, tha piloti në pension i Marinës amerikane, David Fravor. “Kjo ishte jashtëzakonisht e papritur, si një top ping-pongu, duke kërcyer nga një mur. Ai godiste dhe shkonte në rrugën tjetër”.

Lexo edhe :  Izraeli bombardoi Damaskun/ Presidenti i Sirisë: Nuk kemi frikë nga lufta!

Pentagoni ka studiuar më parë regjistrimet me objekte të panjohura, si pjesë e një programi të klasifikuar që u nis me urdhër të ish-senatorit Harry Reid nga Nevada.

Programi u lançua në vitin 2007 dhe përfundoi në vitin 2012, sipas Pentagonit, sepse ata vlerësuan se kishte prioritete më të mëdha për të cilat kishin nevojë për fonde.

Sidoqoftë, Luis Elizondo, ish-drejtuesi i programit të klasifikuar, i tha CNN në 2017 se ai personalisht beson se “ka prova shumë bindëse që ne mund të mos jemi vetëm”.

Të fundit

Javë ‘përvëluese’/ Paralajmëron meteorologu: Nuk do ta besoni sa do arrijnë temperaturat

Shqipëria do të përfshihet nga një valë të nxehti me temperatura ekstreme gjatë kësaj jave. Meteorologu Hakil Osmani, në...

Falsifikonin datën e skadencës së produkteve, lihen në arrest shtëpie 2 vëllezërit

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi administrator dhe magazinier të një ambjeti që u gjetën produkte të skaduara në Vorë. Me kërkesë edhe...

Hidhet shorti i Conference League/ Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo në panik

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League, ku Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City janë njohur...

‘Dy standarde’ , Spahiu zbërthen lojën e Berishës: Nëse hyn në Parlament në shtator…

Juristi Kreshnik Spahiu theksoi sot se Sali Berisha politikisht vepron me dy standarde pas humbjes së zgjedhjeve. Teksa dikur i kërkonte dorëheqjen Lulzim Bashës për humbjen,...

Takimi i “shekullit”, Putin dhe Trump mund të shtrëngojnë duart në Pekin

Kremlini ka bërë të ditur se nuk e përjashton mundësinë e një takimi midis Vladimir Putin dhe Donald Trump nëse presidentët rusë dhe amerikanë...

Lajme të tjera

Web TV