“Jemi shembull në të gjithë botën”, Mitsotakis: Në maj hapim shkollat dhe bizneset, në qershor qendrat tregtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë një deklarate për mediat bëri të ditur popullit grek se rihapja e vendit do të fillojë në muajin maj me një plan të lehtësimit të masave.

Ai filloi fjalimin e tij duke thënë se Greqia është një shembull për të gjithë botën pasi falë disiplinës dhe përgjegjësisë së qytetarëve masat dhanë rezultate pozitive dhe tashmë është marrë vendimi për lehtësimin e tyre.

Sipas tij, lehtësimi I masave nuk do të thotë se qytetarët do ti kthehen jetës në normalitet si më parë, por do të përshtaten me situatën e re. Mitsotakis paraljmëroi se I gjithë plani varet nga ecuria e koronavirusit.

Në plan parashikohet se më 4 maj do të lehtësohen lëvizjet e qytetarëve, më 11 maj do të hapen parukeritë dhe dyqanet e vogla dhe gjimnazet, 18 maj do të lejohet lëvizja ndërqytetase dhe më 1 qershor do të happen qendrat tregëtare me hotelet.

”Greqia është shembull në gjithë botën, falë disiplinës dhe përgjegjësisë së qytetarëve, faleminderit të gjithëve. Paketa u bazua në besim reciprok dhe kështu do të vijojë të jetë.

Masat dhanë rezultat, ulje stabël e pacientëve me covid-19, shifra të ulta të të infektuarve, shifrat ndër më të ulta në Europë të të vdekurve. Faza e dytë është e lehtësimeve të masave.

Fituam mbrojtje sociale, shërbim publik online, edukim në platforma moderne, pajisje të reja në spitale, më shumë personel special në spitale.

Jemi gati jo se ky është epilogu i pandemisë, por se jemi të sensibilizuar e të mirëinformuar. Faza e dytë është faza e përgjegjësisë së lartë, e seriozitetit. Nuk është rikthim në jetën e mëparshme, por në një situatë të re. Rikthimi është më i vështirë se qëndrimi në shtëpi. Suksesi varet nga disiplina e të gjithëve.

Në 4 maj pezullohen sms dhe qarkullimi me leje, qytetarët qarkullojnë lirshëm brenda qytetit apo fshatit.

4 maj hapen parukeritë, dyqanet e vogla.

11 maj, biznese të vogla me numër të caktuar punëtorësh. Masa mbrojtëse për punëtorët, me takime klientët, numër i caktuar në biznes.

18 maj, gradualisht lejohen qarkullimet jashtë qytetit apo zonës së banimit.

Nuk hapen akoma plazhet e organizuara dhe parqet.

Nuk do ketë festivale apo aktivitete gjatë verës.

11 maj hapen maturat

18 maj gjimnazet dhe vitet e tjera të liceut

Akoma pritet vendimi për shkollat fillore dhe kopshtet, në 1 qershor.

1 qershor hapen qendrat tregtare.

1 qershor hapen hotelet me aktivitet vjetor.

15 qershor, aktivitetet e tjera ekonomike.

Një observator i posaçëm me anëtarë të qeverisë e specialistë koordinon dhe kontrollon çdo ditë situatën për ecurinë e planit.”- tha Mitsotakis.

Të fundit

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor,...

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për...

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë...

“Jaws” mbush 50 vjeç – një dokumentar rrëfen historinë pas kulisave

nga Lucia Magi/ Los Angeles Një regjisor i ri, një ide e çuditshme për një “balenë të madhe”, një peshkaqen mekanik që nuk funksiononte, qindra...

Berisha: Përgëzoj banorët e Thethit për kundërshtimet që bënë

Përplasja ndodh në Theth, por Sali Berisha mbrojtjen banorëve të zonës ia ofroi nga selia. Ditën e fundit të aksionit, kryedemokrati doli me...

Lajme të tjera

Web TV