Plagosja e punonjësit të burgut Peqin, arrestohet autori (detajet)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes se punonjësit të burgut Peqin, i cili raportohet se është kapur në flagrancë.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi G.K, 35 vjeç është arrestuar pasi ka qëlluar në ajër me plumb qorr, duke çuar në plagosjen e 41-vjeçarit me inicialet I.P.

Njoftimi i policisë:

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen ku u lëndua lehtë nga një plumb qorr, një punonjës i IEVP Peqin

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, i cili ka qëlluar në ajër në një kodër të fshatit Progër.

Policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën me të cilën autori ka qëlluar në ajër.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe punës të mirëorganizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Peqin, i shtetasit G. K., 35 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, në kodrat e fshatit Progër, Peqin, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe për pasojë u lëndua lehtë nga një plumb qorr, shtetasi I. P., punonjësi i IEVP Peqin.

Po si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e autorit të dyshuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër ky shtetas.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./Fjala.al/

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV