Plagosja me armë në Shkodër/ Policia shoqëron autorin e dyshuar

Është shoqëruar në polici autori i dyshuar i plagosjes së 50-vjeçarit Bëzim Bici, në qytetin e Shkodrës, afër Urës së Bunës, pasditen e sotme.

Ndërkohë është duke u punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak i policisë:

Shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë të 50 – vjeçarit.

Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjeksore

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes, por për arsye hetimi, për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.

FOTO/ Në barrelë dhe i gjakosur, dalin pamjet nga plagosja në Shkodër

 

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, në gjendje të rëndë 50-vjeçari (emri)