Po udhëtonte me motorr, përplaset për vdekje 63-vjeçari në Lushnjë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Grabjan të Lushnjës, ku një 61-vjeçar është përplasur për vdekje nga makina bujqësore, teksa ishte duke udhëtuar me motorr.

63-vjeçari me inicialet K.Q, banues në fshatin Kashtëbardhë, ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga shtetasi B.Z, 61-vjeç banues në Grabjan.

Drejtuesi i motorrkorrëses është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Fjala.al/