“T’i kthejmë pacientët përmbys”, mjekët amerikanë zbulojnë si mposhtet Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa mjekët amerikanë luftojnë një nga shpërthimet më të këqija në botë të COVID-19, disa po reflektojnë për atë që dëshironin të dinin kur filluan të luftojnë kundër pandemisë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo, njofton për mësimet e marra pasi vdekjet nga virusi në Shtetet e Bashkuara kaluan shifrën 56,000 sot.

Me SHBA që llogariten të kenë gati një të tretën e rasteve të koronavirusit në botë, disa mjekë amerikanë thonë se kanë mësuar shumë në vijat e para të betejës kundër sëmundjes.

Kjo përfshin një kuptim më të mirë se si të ndihmojnë pacientët që vijnë me nivel oksigjeni të ulët për shembull, thotë drejtori i departamentit të urgjencës së Spitalit Mount Sinai.

“Ajo që pamë fillimisht ishte se sapo dikush fillonte të merrte 6 litra oksigjen nga hunda, përkeqësohej gjithnjë e më shumë kështu që filluam të përdornim tubat. Tani po kuptojmë se duhet ndoshta diçka në mes, për disa pacientë funksionon më mirë niveli i lartë i oksigjenit nga hunda dhe për disa të tjerë vendosja e presionit të ajrit përmes tubave mund të jetë mënyrë më e mirë. Gjëja tjetër që kemi mësuar është se aktualisht mund t’i kthejmë pacientët përmbys”, thotë Jolion McGreevy.

Metoda e shtrimit të pacientëve me barkun poshtë ka qënë e suksesshme, shpjegon një tjetër mjeke kardiologe në repartin e emergjencës në qendrën mjekësore të Universitetit Kolumbia.

“Teoria është se mushkëritë janë si sfungjer, dhe nëse shtriheni në shpinë për një kohë shumë të gjatë, ai lloj graviteti i tërheq të gjitha sekrecionet dhe lëngjet bllokojnë pjesë të mushkërive. Kur i kthen pacientët me barkun poshtë, e çliron atë hapësirë para pjesës së bustit për të lejuar që mushkëritë të hapen dhe zgjerohen dhe të japin oksigjenim më të mirë. Dhe kjo funksionon”, thotë Jennifer Haythe.

Lexo edhe :  Sa e rrezikshme është për shëndetin të pini kafe me stomakun bosh?

Ajo thotë gjithashtu se spitalet nuk kishin pajisje kryesore, diçka që përjetuan edhe spitalet në Itali, Spanjë dhe pika të tjera të nxehta.

“Të gjithë do të donim, për të shpëtuar njerëzit, që kjo po vinte më parë. Mund të kishim mjetet në spitale dhe të menaxhonim pacientët. Mund të kishim mënjanuar grumbullimin në masë të njerëzve që erdhën njëherësh. Të kishim më shumë veshje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët”, thotë mjekja.

Mjekja Anju Goel thotë se më e habitshme për të ka qenë mënyra se si virusi prek të moshuarit.

“Ajo që unë nuk e kuptova plotësisht ishte ashpërsia e sëmundjes tek pacientët e moshuar. Mund të kishim krijuar masa kontrolluese më kufizuese për të parandaluar ekspozimin ndaj këtij grupi dhe gjithashtu për të marrë trajtim shumë të hershëm për ta për të parandaluar komplikimet”.

Për shumicën e njerëzve, sëmundja shkakton simptoma të lehta, të tilla si ethe dhe kollë.

Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë, përfshirë pneumoninë, dhe mund të çojë në vdekje./VOA

 

Të fundit

Jul Deda i kthehet keq Ronaldos: Ti do mbahesh mend vetëm për ‘jargavitjen’ ndaj Luizit

Në ‘Fan Club’ u vu re qëndrimi pro-Gjestit i Ronaldo Sharkës. Madje gazetari ishte shumë i ‘flaktë’ në mbrojtjen...

Kryepiskopi Joan uron besimtarët për Pashkët: Ngjallja na jep forcë dhe besim

Me rastin e festës së Pashkëve, Kryepiskopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Joan, ka uruar të gjithë besimtarët, duke theksuar se Ngjallja...

“200 mijë lekë gjobë qytetarit se krasiti pemët e veta”/ Revoltohet keq Erion Braçe

Përmes një reagimi në llogarinë e tij personale në  “Facebook”, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka denoncuar Policinë Bashkiake, e cila sipas tij,...

A po krijon OpenAI një rrjet të ri social?

OpenAI thuhet se po zhvillon një rrjet social të vetin, të ngjashëm me X-in (ish-Twitter), sipas burimeve të afërta me situatën. Edhe pse projekti...

TRONDITËSE!/ Si i mbulonte mjeku në Gjermani ‘gjurmët’ e vrasjeve të pacientëve të tij

Një mjek gjerman i kujdesit paliativ është akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve të tij duke përdorur një koktej drogash vdekjeprurëse. Prokurorët në Berlin...

Lajme të tjera

Web TV