Tronditet bota e futbollit, vdes nga kanceri ish-sulmuesi i Liverpool

Bota e futbollit është tronditur ditën e sotme teksa është bërë më dije se ish-sulmuesi i Liverpool Michael Robinson.

Robinson humbi jetën në moshën 61-vjeçare, ndërsa raportohet se ishte në luftë me sëmundjen e rrezikshme që prej vitit 2018.

Ai ka luajtur për skuadrën e Liverpool gjatë sezonit të suksesshëm 1983-1984, kohë kur të kuqtë fituan titullin kampion. Ndërsa pasi la karrierën si futbollist, Robinson vazhdoi duke e shijuar një karrierë të suksesshme si moderator dhe komentator dhe bëri famë për punën e tij në Spanjë, ku ishte shpërnguluar me familjen e tij.

Lajmi i vdekjes së legjendëe se Liverpool i dha nga familja e tij përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale të martën në mëngjes.

“Me trishtim të jashtëzakonshëm ju informojmë për vdekjen e Majkëllit. Ai na lë me një zbrazëti të madhe, por edhe kujtime të panumërta, me të njëjtën dashuri që i keni treguar.Ne do të jemi përjetësisht mirënjohës për ju që e bëtë këtë njeri shumë të lumtur, ai kurrë nuk ka ecur vetëm”.-shkruajtën ata./Fjala.al/