Çfarë po ndodh? Dibala rezulton pozitiv me COVID-19 edhe pas 6 javëve

Ylli i skuadrës së Juventus, Paulo Dybala ka rezultuar ende bozitivme koronavirus, ndonëse ka gjashtë javë që është i infektuar. Në të katërta testet që ka bërë në këto javë Dybala nuk ka rezultuar i shëruar.

Ky lajm është bërë publik nga programi spanjoll El Chiringuito, ndërsa thekson se ndonëse pas kaq shumë kohësh futbollisti vijon të jetë i infektuar.

Ai konfirmoi përmes Instagramit në 21 mars se së bashku me të dashurën e tij Oriana Sabatini të dy testuan pozitiv për koronavirusin.

Mesa duket futbollisti nuk ka qenë në gjendje të largojë virusin dhe kjo gjë mund të kërkojë trajtim më intense, gjendja e tij u ul shanset, për t’u rikthyer në fushë këtë sezon./Fjala.al/